• |
ide | kryesore

Detajet/ ‘Nardi i Bujtinës’ u vra nga një killer profesionist

Lajme, Të fundit



Xhovani Mirashi ka qenë personi që shoqëronte në makinë, Ferdinand Polinë në momentin e atentatit të mërkurën pasdite në fshatin Grudë të Shkodrës.

Mirashi ka dëshmuar në polici momentin e vrasjes së 35-vjeçarit, dhe se i ka shpëtuar vetë atentatit.

Vrasësi qëlloi Polinë me 18 plumba dhe asnjë nuk preku shokun e viktimës, i cili ndodhej në vendin e parë të makinës. Një saktësi e tillë në ekzekutim, ka krijuar bindjen tek hetuesit se kanë të bëjnë me një vrasës profesionist.

Mirashi ka rrëfyer në polici se sapo janë afruar tek kthesa e Grugës në Shkodër, një motorçikletë TMAX ngjyrë gri, u ka ardhur përballë dhe drejtuesi me skafandët të zezë ka qëlluar në drejtim të tyre.

Ai tregoi se në atë moment, instiktivisht është ulur dhe ka dëgjuar vetëm zhurmën e plumbave që shponon trupin Nardit.

Polia dhe Mirashi ishin shokë të hershëm dhe shpesh tek servisi i Mirashit ai linte makinën për t’i bërë shërbime.

“Nuk kishte probleme, nuk di për ndonjë ngatërresë, apo që të kishte ndonjë konflikt”, ka thënë shoku i tij në polici menjëherë pas ngjarjes.

Të njëjtën gjë thonë edhe në Policinë e Shkodrës. Nuk janë regjistruar konflikte të ekspozuara të viktimës dhe kjo e ka bërë punën edhe më të vështirë për grupin hetimor.

Ferdinand Polia ishte duke shkuar në drejtim të Shkodrës, kur iu bë atentat. Ai ishte babai i një vajze, ndërkohë që bashkëshortja e tij ishte shtatzënë.

Vrasësi fillimisht ka dalë përpara makinës dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të tij. Makina ka ndaluar disa metra më poshtë, ku vrasësi përsëri u afrua dhe qëlloi mbi viktimën edhe disa herë të tjera.

Autori ka përdorur automatik “Scorpions”. Ekspertët kanë gjetur 20 gëzhoja në vendin e ngjarjes, kurse në trupin e viktimës 18 plumba.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *