• |
ide | kryesore

E fshehta e bisedës së Icardi me Zhang: “Një turpërim i panevojshëm që më hoqët shiritin”

Sport



“Nuk I kam treguar askujt mungesë respekti, kam 97,5% të pjesëmarrjeve në stërvitje, askush nuk është ankuar ndonjëherë për profesionalitetin tim e as për sjelljen time; heqja e shiritit ishte një turpërim i panevosjshëm”. Këto janë fjalët, të sjella nga ‘Repubblica’, të deklaruara nga Mauro Icardi në takimin ballë për ballë me presidentin e Inter Steven Zhang në vigjilje të derbit e që ishte deciziv për kthimin në grup të sulmuesit.

Ideatorët e takimit mes Icardi e Zhang, që u zhvillua në secret të madh pikërisht në vigjilje të derbit që u fitua kundër Milan, ishin administrator i deleguar Beppe Marotta e avokati Paolo Nicoletti, që kujdeset për interesat e Mauritos. Në takim, presidenti zikaltër – sipas asaj që tregon ‘Repubblica’ – ka mbrojtur autonominë e Spalletti e të klubit duke “ftuar lojtarin të ketë një sjellje më të përshtatshme. Biseda e fundit mes Marotta e Nicoletti hapi dyert më pas për rikthimin përfundimtar në grup të sulmuesit, jashtë që në 13 shkurt, kur Inter i hoqi shiritin e kapitenit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *