• |
ide | kryesore

FOTO/ Protestuesit me maska shqetësojnë policinë: Gazmend Bardhi t’i largojë!

Lajme, Të fundit



Simpatizantët e opozitës kanë hedhur kapsolla dhe tymuese në drejtim të policisë të vendosur para parlamentit. Policia ka bërë thirrje me megafon për të ruajtur qetësinë dhe për të shmangur episode të dhunës në protestë. Ajo që ka shqetësuar forcat e rendit janë disa protestues me maska që ua pamundëson atyre identifikimin.

Për këtë shkak policia i është drejtuar me megafon organizatorit të protestës, sekretarit të përgjithshëm të PD-së Gazmend Bardhi që të largojë personat që kanë të maskuar fytyrën për të fshehur identitetin e tyre, me dyshimet sipas uniformave blu se mund të kryejnë akte të dhunshme.

“I nderuar zoti Bardhi! Në mes të protestuesve ka persona që mbajnë maska, merrni masa për largimin e tyre nga tubimi pasi policia do të zbatojë ligjin”, – ishte thirrja e policisë me megafon. ©lapsi.AL



1 Comment

  1. mut policet te largojn urgjentisht nga parlamrnti kriminelet dosh,rrahman rraja,pjerdh e dhin ndreu,ulsi manja,alket hyseni,taulante balla,sadri abazi, fidel kastro ylli,ruqin,xhafen etj.po jan polic bejn kete po jan mut mbrojn keta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *