• |
ide | kryesore

Frika për arrestimin e CR7 anullon turneun e Juventus në SHBA: New York Times zbulon faktet

Sport

Nga kolonat e të përditshmes New York Times vjen njoftimi për detyrimin e ndryshimit të planeve të Juventus këtë verë. Sipas gazetës amerikane, bardhezinjtë nuk do të marrin pjesë në turneun e zakonshëm në Shtetet e Bashkuara për të diskutuar International Champions Cup, por do të luajnë turneun në Kinë e Singapor. Një vendim, që lidhet me problemet me drejtësinë të Cristiano Ronaldo, pas rihapjes së hetimit kundër tij, për pretendimin për përdhunim në dëm të Kathryn Mayorga.

Për momentin nuk është asgjë e konfirmuar, edhe pse Juventus ka lajmëruar vetëm që do të marrë pjesë në ICC 2019, pa dhënë detaje të tjera, duke lënë takim në 27 mars për njoftimin e kalendarit zyrtar të ndeshjeve në program. Por lajmi bëri menjëherë xhiron e botës, duke tërhequr interes. Sipas New York Times, në fakt, Juve ka kërkuar nga Relevent Sports, shoqëria që organizon International Champions Cup, të marrë pjesë në “versionin aziatik” të turneut sepse ekziston frika që CR7 mund të arrestohet në SHBA për shkak të zhvillimeve në cështjen Mayorga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu