• |
ide | kryesore

Hailey dhe Justin blejnë vilën super luksoze

Paparazzi, Slider



Çifti i njohur i showbizit Justin Bieber dhe Hailey Baldwin nuk po kalojnë periudhën e tyre më të mirë, pasi këngëtari i njohur po përballet e depresionin. Por sipas “Los Angelos Times” këngëtari ka bërë një hap përpara për të qenë i lumtur me bashkëshorten.
Ata kanë blerë një rezidencë të përbashkët ku do të jetojnë së bashku. Mësohet se kjo rezidencë,e cila ndodhet në Los Angelos ka kushtuar rreth 8.5 milionë dollarë. Ajo ka 5 dhoma gjumi, 7 tualete, një bibliotekë dhe një dhomë teatri.
Stili i rezidencës është klasik kalifornian dhe gjithashtu në pjesën e jashtme ka një pishinë të madhe. Ata kanë qenë në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të problemeve të shumta që kanë patur prej depresionit të këngëtarit. Madje ditë më parë u publikuan lajme se çifti mund të shkojë edhe drejt divorcit, por këto fjalë janë hedhur poshtë nga të dy.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *