• |
ide | kryesore

Higuain në verë kthehet tek Juventus: Chelsea gati të shkarkojë argjentinasin

Sport



Gonzalo Higuain mund të kthehet tek Juventus. Lajmin e ka bërë të ditur Mirror, duke shpjeguar detajet e një rikthimi befasues të Pipita tek bardhezinjtë. Sipas asaj që bë të ditur e përditshmja angleze, Chelsea së shpejti mund të vendosë të heqë dorë nga sulmuesi argjentinas, duke hequr dorë si nga mundësia për të shtuar huazimin me 12 muaj të tjerë, ashtu dhe nga opsioni i blerjes. Përfaqësimet e Gonzalos duket se nuk e kanë bindur klubin londinez, por bllokimi i merkatos së Bluve është e vetmja gjë që i jep ndonjë shans qendrimit të argjentinasit në Londër.

Juve, Milan, Chelsea, Juve. Pasi u largua nga Torino vetëm një vit më parë, në verë për Higuain po merr formë një rikthim tek bardhezinjtë. Të paktën përkohësisht. Pipita nuk është më në planet e Juventus dhe në qershor Paratici mund ti duhet të gjejë një tjetër klub të interesuar për sulmuesin argjentinas, për të evituar një situatë të sikletshme.

Nga Anglia nuk vijnë lajme të mira për konfirmimin e mundshëm të lojtarit tek Chelsea. Me vetëm tre gola të shënuar që kur mbërriti në Stamford Bridge, Higuain shpejt mund të “shkarkohet” nga Chelsea, që nuk duket se ka ndërmend të bëjë të vlejë opsionin për huazimin apo blerjen definitive të lojtarit. Hipotezë që në Torino do ti komplikonin jo pak planet e Paratici, që vetëm bllokimi i merkatos së Chelsea e ngushëllon. Me Giroud e Hazard me valixhet gati, në qershor Blues mund të ndryshojnë ide për Pipita për të mos mbetur pa sulmues. E ardhmja e Higuain është në duart e Chelsea.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *