• |
ide | kryesore

Isco ëndërra e Ancelotti: Napoli avancon për fantazistin e Real

Sport



Merkato yjesh, për të plotësuar dëshirat e teknikut Carlo ancelotti, për të krijuar një skuadër të aftë të rivalizojë Juventus. Kështu shkruan Il Mattino, që sinjalizon për një pistë që duket si komplekse, por që në qendër të vëmendjes ka Francisco Isco. Në fakt, Ançeloti pret shumë nga merkatoja e ardhshme, të paktën sipas akordit me Aurelio De Laurentisin.

Sipas të së përditshmes, emri i parë në listën e teknikut është tashmë mbi tavolinë dhe do të bëhej fjalë për fantazistin e Real Madrid, Isco, që “Ançeloti me preferencën e tij e mori nga Malaga në verën e 2013-ës, për ta bërë të madh në Madrid. E tani vetë tekniku po ndërhyn për ti ndryshuar rrugën mesfushorit nga Madridi në Napoli, rrugë të të cilën e kanë bërë përshkuar me parë edhe Higuain, Kalejon dhe Albiol. De Laurentis dhe Florentino Perez kanë një raport të fortë dhe të blinduar duke qenë që në themelimin e ECA-s (shoqata e klubeve të futbollit të Evropës) dhe kjo nënkupton se 26 vjeç nuk është edhe kaq i paarritshëm për Napolin, që e ka vendosur në krye të listës së dëshirave”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *