• |
ide | kryesore

Itali, arrestohet shqiptari që shiste fruta dhe drogë

Lajme



Policia italiane në Bolonja ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet për trafik droge. Por për të fshehur aktivitetin e tij kriminal, ai merrej me shitjen e fruta perimeve.

Banorët kishin vërejtur sjellje të dyshimta dhe për këtë kishin njoftuar Carabinierët.

Menjëherë filloi mbikëqyrja, duke siguruar prova se brenda në dyqan nuk shiteshin vetëm fruta dhe perime, por edhe lloje të ndryshme të drogës.

Kërkimet vazhduan edhe në shtëpinë e shqiptarit, ku u gjetën në total 65 gram kokainë, 25 kg marijuanë dhe 7 gram hashash dhe 4 mijë euro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *