• |
ide | kryesore

“Kishte të drejtë Mourinho”, tifozët e United të zemëruar me Pogba

Sport



Real një ëndërr, Zidane trampolina për t’u transferuar në Madrid. Tifozët e Manchester United të trembur, pas deklaratave të fundit të Paul Pogba nga grumbullimi me kombëtaren franceze. Në qendër të vëmendjes mediatike, ish-mesfushori i Juventus nuk e fsheh vlerësimin për një ndër klubet më prestigjoz në botë.

Çelësi i transferimit, përveç ëndrrës për të veshur fanellën e bardhë, është prezenca e trajnerit dhe bashkëpatriotit Zidane. Ky i fundit, i kthyer në Madrid me premtimin e presidentit Perez për kartë të bardhë në merkato, mund të ketë një efekt tërheqës mbi transferimin e mundshëm te Real të Paul. Por francezi është i lidhur me Djajtë e Kuq deri në qershor 2021 dhe me daljen nga skena të “armikut” Mourinho, do ta linte Manchester me shumë vështirësi, pas rilindjes së tij dhe të skuadrës me mbërritjen e Solskjaer.

Janë 11 golat e shënuar në Premier nga Oktapodi, me United 2 pikë larg vendit të katërt të zënë nga Arsenal dhe në çerekfinale të Champions. Por nëse Zidane duhet vërtetë të ngrejë telefonin, atëherë Pogba mund të lëkundet. Me United që do të ngushllohej me një mal me para, jo më pak se 120 milionë euro.

Një perspektivë që i tërbon tifozët e Manchester, që pas fjalëve të Pogba kanë shpërthyer në rrjetet sociale: “Komentet e Mourinho për virusin Pogba papritur kanë një sens të ri”, nënvizon dikush, ndërsa një tjetër shkruan “Pikërisht kur nisi të më pëlqente Pogba prishi gjithçka”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *