• |
ide | kryesore

Lubonja: Dorëheqja e Metës thellon krizën

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratën e ashpër të Ilir Metës që deklaroi se është gati të largohet nga posti i presidentit, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake. Në emisionin “Të paqekspozuarit” ai tha se Presidenti nuk preku shqetësimin më të madh që ka sot vendi.

“Unë e gjykoj se nuk është ndonjë shpërthim i madh. Megjithatë, me atë qetësinë e nëndheshme, ka përdorur disa fjalë të rëndësishme, do të veçoja fjalën krizë. Edi Rama ka kohë që përpiqet të bëjë propagandë, se këtu nuk ka krizë por kjo është një revoltë pallati. Meta thotë ka krizë.

E dyta ka përdorur fjalën, juntë dhe dhunë. Njëra i takon opozitës, tjetra mazhorancës. Nuk bëhet me dhunë, për opozitën, ndërsa thotë nuk do lejojë juntë, që është për Edi Ramën. Këtu junta ngatërrohet me Salvador Allende. Mund të shkojmë shumë larg, po të themi se mendon se e mbështesin edhe amerikanët këtë juntë.

Anon nga opozita, jep mbështetje opozitës, por fjala tjetër e rëndësishme është dialogu. Kërkon zgjidhje me dialog sepse dhuna nuk na çon gjëkundi.

Për krizën, ai thotë krizë politike midis forcave. Por kriza më e madhe është kriza e Shqipërisë, kriza e një politike që ka kapur shtetin. Këto Ilir Meta nuk i prek. Një krizë që të zgjidhet duke hapur negociatat, duke u ulur këta në tryezë, nuk zgjidh krizën, por thjesht zgjidhje për pallatin” – tha Lubonja. ©LAPSI.al



16 Comments

  1. ka nja 2 muaj qe keta komentuesit fanatike ( trushpelare ) te PDs.. jane acaruar fare.. nuk len komentues qe nuk ju shkon per shat pa e share me fjalet me te ndyra.

    Leoxni komentet e tyre dhe do shikoni se gati 75% e tyre merren me komentuesit duke i ofenduar, share me liber shtepie, duke bere zhurmuesin me komente…. se sa me lajmin vete.

    Keq qenka puna !.. Jane te tere shume te acaruar. ( ose jane vetem 2 ose 3 persona qe komntojne me shume pseudonime se shume fjale i shkruajne me te njejtat gabime drejtshrkomore) .
    Po ti shikosh te gjithe perdorin fjalen ROPQIR ( me P dhe jo me B) , MORRAT E KUQ, KUQALASHET, dhe po te shohesh epitetet per Ramen ose Veliajn jane te njejtat.
    Une besoj se jane vetem 2 ose 3 persona qe e mbysin kete portal me komente qelbesire.

    1. O yll, sot nuk ka rroge se e ke perseritur koxmentin dy here..ndaj o brekepalare, shko e ha kos sot ne tepelene!

        1. jo o i paymer jo , nuk punoj ne bashki , por doja qe ky mesazh te lexohej sa me shume dhe prandaj e ngjita tek 3 artikuj te ketij pordhali.

          1. O e shkolluar normal qe quhet koment, por e kisha per ato te lapsit. Hahaha qenke full time me sa shoh.

          2. Sa per shkoll jam shkolluar jashte. Diplomen dhe provimet i kam marre pa mik te keqen, edhe punen e kam gjetur vet. Aq sa kam studiuar une nuk kan studjuar gjithe endrifugshat dhe bashkia ne jeten e vete me ne krahe lali fikun dhe ed kokainen.

    2. Janë dhjetra e dhjetra mijëra shqiptarë që dalin e protestojnë kundër kësaj qeverie kriminale.
      Ata pesë gjashtë “komentues” që dalin e komentojnë me emra të ndryshëm nëpër media në mbrojtje të qeverisë, janë një minorancë e pa përfillëshme, ashtu siç janë edhe ata 94 deputetë të blerë me para droge që bëjnë sikur po përfaqësojnë Parlamentin pluralist.

  2. Nji shahist analizon lojen dhe levizjet…
    Nje biollog analizon fenomenet natyrore….
    Nji jurist analizon dispozitat ligjore…
    Nji mjek analizon simptomat…

    Lubonja tjerr lesh, ashtu si Bushati, Rakipi, Nano, Fevziu, Zheji…. te gjithe te pashkolle, meskine e inatcinj. Muhabetet e kafeve i quajne analiza dhe njoni tjetrin e quajne anal ista.

    1. O i shkolluar biologu studion gjallesat dhe jo fenomenet natyrore që i studion, fizikani, gjeografi etj.

      Juristi zbaton jo analizon.

      1. Jo vetem fizikanti. Fenomenet biollogjike jane pjese e fenomenve natyrore.
        Psh. Nje orangutang si puna jote qe deri deri i thoshte komputerit televizor evolon dhe meson te perdore tastaturen. Ky psh eshte nje fenomen natyror.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *