• |
ide | kryesore

Luftë menaxherësh për Skriniar: “Raiola, qendro larg lojtarit”

Sport



“Real Madrid e Barcellona e duan Skriniar, por duhet të bindin Inter ta shesë”. Mithat Halis, menaxheri i mbrojtësit zikaltër, ka lëvizur fort ujërat e merkatos: “Nëse Real do ta dojë vërtetë mund të bëjë një tentativë, por ka shumë menaxherë kanibalë si Raiola që duan ta ngatërrojnë. Ai ka një kontratë me ne”. Në fakt shifrat që qarkullojnë për Skriniar janë të jashtëzakonshme, ashtu si pohon vetë menaxheri: “Inter e pagoi 28 milionë, City e donte për 55. Tani vlera e tij prek 100 milionët”.

“Skriniar ka një sjellje shumë profesionale – vazhdoi Halis të thotë për As -. Janë disa agjentë që tentojnë ti cojnë lojtarët në skuadrat që i duan. Mino Raiola, agjenti i Pogba e Ibrahimovic, tenton të bëjë ekzaktësisht këtë. Kërkon të ngatërrojë Skriniar, por ai është një lojtar i agjensisë sonë. Kemi një kontratë me të dhe një transferim eventual i tij më duket mjaft i komplikuar pikërisht për tentativat e këtyre ndërmjetësave kanibalë“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *