• |
ide | kryesore

Mbyllet protesta, Paloka jep mesazhin e Bashës nga Brukseli

Lajme, Të fundit
2016-06-30-16_15_43-Paloka-Windows-Photo-Viewer.png



Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka mbyllur protestën e opozitës dhe në mungesë të Lulzim Bashës, Paloka ndan edhe mesazhin e tij nga Brukseli.

Paloka u shpreh se në mungesë, Basha u dërgon një përshëndetje protestueve ndërsa vazhdon takimet në Bruksel si pjesë e fitore së ardhshme.

“Edhe njëher doja t’ju përshëndes dhe t’ju falënderoj për sot për të arritur nesër në fitoren e sigurtë. Dua t’ju përshëndes edhe në emër të zotit Basha, i cili vazhdon takimet në Bruskel që janë pjesë të fitores që na pret.

Jemi nisur në një rrugë që nuk ka rrugë tjetër përveç fitores. Nuk ka asnjë forcë që ndal qytetarët të protestojnë për të drejtat e tyre. Nuk ka asnjë forcë që na ndal. Nuk do ketë asnjë ditë stabilitet për këtë qeveri derisa të kthehet demokracia. Suksese dhe fitore.” – u shpreh Paloka.



6 Comments

  1. Basha me sms nga nje restorant luksoz, duke ngren nje fileto al sangue, urdheron militantet qe te vazhdojn sherrin dhe te bejn kamikazin. edhe po vdiq ndonjeri ska prob, biles me mire se do e bejm hero te demokracis.

    1. Nderkohe edi nuk dihet se ku po e ha biftekun, duke shpresu qe ndonje polici ti ndali fryma perballe protesuesve nga kequshqyerja, qe te akuzoje opoziten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *