• |
ide | kryesore

Paloka: Qeveria e ka kthyer policinë kundër popullit

Lajme, Të fundit



Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, është shprehur në protestë se qeveria po e përdor policinë kundër qytetarëve shqiptarë.

“Kjo qeveri ka kthyer Forcat Speciale kundër popullit shqiptar, kundër protestuesve në Astir dhe kudo ku protestohet kundër zullumit të kësaj qeverie. Në këtë parlament ndodhen kriminelë dhe hajdutë të Shqipërisë. Edi Rama është fajtori pse Shqipëria u mbush me drogë, pse rinia ikën dhe pse vendi është sot në një krizë të thellë institucionale dhe politike”, tha Paloka.

Më tej, ai vijoi duke thënë se policët e ndershëm duhet t’i bashkohen protestës së qytetarëve.

“Policët e ndershëm të bashkohen me qytetarët, të bashkohen me ata që rezistojnë dhe jo me krimin dhe bandën në qeverisje. Bandat e hashashit janë në qeverisje dhe qytetarët do të rezistojnë. Kjo rrugë e jona nuk ka më kthim pas”, deklaroi Paloka.



4 Comments

  1. Hahah. Pse ca po ben policia? Me mendet e ketij paloqes, cdo polici ne boten e civilizuar pengon demostruesit dhe nuk i le te protestojn ne menyre te dhunshme.

  2. Po ai qe vrau kater vete kunder kujt e kishte policine. Apo atehere ishte grusht shteti. Po sot cfare eshte???

  3. per ca populli e ke fjalin o thuthuq rrot kari. nje grusht militantesh paramilitar te paguar te PD e LSI nuk jan populli shqiptar. boll spekulove mashtrus, po ik jep llogari per ato milionat qe tu kapen ne transaksione shit blerje apartamentesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *