• |
ide | kryesore

Panucci është gati, alarm fals për Sadikun: ja si do të luajë Shqipëria kundër Turqisë

F1, Sport



Frika më e madhe rezultoi e kotë: Armando Sadiku nuk ka pësuar asgjë serioze dhe kandidohet titullar në majën e sulmit të Shqipërisë në debutimin në kualifikueset e Euro 2020 kundër Turqisë. Gjendja e sulmuesit të Luganos ka qenë shqetësimi kryesor në ambjentin kuqezi, sidomos për teknikun Christian Panucci, që me Bekim Balajn jo në formën më të mirë, do të mbetej praktikisht pa një qendërsulmues të mirëfilltë, i detyruar që të kthente sytë nga Giacomo Vrioni. Skenari për fat u rrëzua, duke i dhënë mundësinë italianit ti qendronte versionit të parë të strategjisë anti-Turqi.

Sulmuesi ka kryer me ngarkesë të plotë stërvitjen edhe paraditen e sotme, duke u konfirmuar gati për rikthimin me kuqezinjtë, piëkrisht ndaj Turqisë, të cilëve i ka shënuar golin e fundit me kombëtaren. E duket se elbasanasi do të jetë maja e diamantit të Panuccit, në një version 4-5-1, që në zotërim të topit kthehet 4-3-3 me Grezdën e Uzunin të gatshëm të suportojnë Sadikun.

Tekniku Italian ka përzier kartat në të gjitha seancat stërvitore, aq sa askush nuk është në dijeni të kuptojë nëse do të jetë titullar kundër Turqisë, por pavarësisht tentativave idea është ajo e një linje defensive të provuar dhe një boshti mesfushe ekspertësh. Edhe pse Panucci testoi në qendër Gjimshitin-Veseli me Alijin e Hysajn nga krahët, duket se krah stoperit të Atalantës do të vendoset Ismaili, për ti dhënë Veselit krahun e majtë, si në miqësoren e fituar kundër Uellsit.

Për mesfushën Xhaka e Basha janë zgjedhjet natyrale të italianit, me Kacen që shqetëson rikthimin e Abrashit pas dëmtimit. Mesfushori i Panathinaikos ka tashmë minutat e duhura në këmbë për ti besuar një roli ku në kombëtaren kuqezi nuk ka të ngjashëm dhe Panucci është i tentuar nga ideja, që nëse e bind deri në fund mund ti japë repartit forcën e mesfushorit të Ruzomberok, Kristi Qose, duke sakrifikuar Bashën. Zgjedhjen më të lehtë tekniku e ka në portë (për motive që ai i di më mirë se të gjithë), me Etrit Berishën që do të mbrojë kuadratin kundër sulmeve turke.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *