• |
ide | kryesore

Protesta te parlamenti/ Policia arreston 6 persona, procedim penal për Gazmend Bardhin

Lajme, Të fundit



Pas protestës të zhvilluar këtë të enjte përpara Parlamentit, policia e Tiranës thotë se nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 6 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet Kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës.

Sipas një njoftimi të uniformave blu, veprimet procedurale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

“Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 17 persona të tjerë, ndërsa 6 shtetas janë shpallur në kërkim. Është proceduar penalisht gjithashtu edhe Gazmend Bardhi, organizator i protestës” – thuhet në njoftimin e policisë.

“Janë arrestuar për konsumimin e elementëve të veprave penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike” shtetasit:
– J.Gj., 24 vjeç, nga Shijaku;
– M.D., 24 vjeç, nga Mamurrasi;
– A.K., 20 vjeç, nga Rrësheni;
– B.D., 36 vjeç, nga Kavaja;
– E.M., 26 vjeç, nga Kavaja;
– D.P., 31 vjeç, nga Tirana.
Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme” – citon policia.



3 Comments

  1. ka nja 2 muaj qe keta komentuesit fanatike ( trushpelare ) te PDs.. jane acaruar fare.. nuk len komentues qe nuk ju shkon per shat pa e share me fjalet me te ndyra.

    Leoxni komentet e tyre dhe do shikoni se gati 75% e tyre merren me komentuesit duke i ofenduar, share me liber shtepie, duke bere zhurmuesin me komente…. se sa me lajmin vete.

    Keq qenka puna !.. Jane te tere shume te acaruar. ( ose jane vetem 2 ose 3 persona qe komntojne me shume pseudonime se shume fjale i shkruajne me te njejtat gabime drejtshrkomore) .
    Po ti shikosh te gjithe perdorin fjalen ROPQIR ( me P dhe jo me B) , MORRAT E KUQ, KUQALASHET, dhe po te shohesh epitetet per Ramen ose Veliajn jane te njejtat.
    Une besoj se jane vetem 2 ose 3 persona qe e mbysin kete portal me komente qelbesire.

  2. Oj mira qelbësira shkruaj ndonjë gjë për shkrimin e mos bëj copy-paste këtë mut komenti në të gjithë shkrimet e Lapsit.

  3. Mira, shume i sakte komenti juaj.
    Keta 2 tipat qe bejne komentimet e gjuhes se Saliut, punojne/ marrin rrogen per ate pune, gjynah se kane ngelur byth-lepirsat e fundit te PDs.
    Shpresojme qe nje dite ta kuptojne se nuk eshte nevoja te jeshe servil i politikanevet sot ne 2019, puna e ndershme dhe rrespekti per njeri-tjetrin te jep shume kenaqsi..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *