• |
ide | kryesore

Shuma marramendëse që Britania humbet në rast të një Brexit-i pa marrëveshje

Planet



Në rast të një Brexit-i pa marrëveshje, Britanie e Madhe do të humbë 57,3 miliardë euro në vit, ose rreth 900 euro për banor, dhe BE 40,4 miliardë, sipas një raporti të paraqitur sot nga një studim i institutit ‘’Bertelsmann’’.

‘’Brexit mund të dëmtojë seriozisht institucionet zonës më të madhe ekonomike të botës dhe nisur nga ky arsyetim, Brukseli dhe Londra duhet të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshme brenda kompetencave të tyre për arritjen e një marrëveshjeje’’, komenton Aart de Geus, president i institutit gjerman.

Përveç Britanisë së Madhe, Gjermania (9,5 miliardë euro) dhe Franca (7,73) pritet të kompletojnë podiumin e shteteve më të prekura nga Brexit.

Asnjë shtet i BE-së nuk i shpëton ndikimit negativ, as Malta (31 milionë euro) si dhe Qirpo (-42 milionë euro).

Studimi tregon gjithashtu se rajonet më afër Britanisë së Madhe do të jenë më të prekura nga Brexit, cilido qoftë skenari, për shkak të rritjes së çmimeve  dhe pasojave mbi prodhimin.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *