• |
ide | kryesore

VIDEO/ Biznesmeni i vrarë dje në Shkodër, vëllai i ish-banorit të “Big Brother”

Lajme, Të fundit



Vrasja mafioze që iu bë biznesmenit Ferdinad Polia tronditi edhe një herë Shkodrën. Polia i njohur si ‘Nardi i Bujtinave’ ishte një emër i njohur për zonën e veriut dhe nuk njihej si person problematik.
Po kush ishte Ferdinand Polia?
Ai kishte hapur një bujtinë atje që prej vitit 2005 dhe kujdesej për reklamimin e zonës tek turistët e huaj. Polia rezulton të jetë vëllai ish-banorit të “Big Brother 2”, Pavlin Polia, i cili u bë i njohur për publikun shqiptar në vitin 2009, kur u fut në shtëpinë e famshme.
Sakaq, ngjarja mbetet ende e pazbardhur, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit, që dyshohet se ka qenë në një motoçikletë, me skafandër, e më pas i ka vënë flakën mjetit duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

https://video.syri.net/upload/videos/2019/03/vCEg9b2VFucKEieZKKzP_20_592bb23446ccb29d2df06d2f9ec9b68d_video_240p_converted.mp4



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *