• |
ide | kryesore

Vuçiç: Rajoni mund të ndizet nga vonesat e dialogut me Kosovën

Lajme, Të fundit



Vonesat në rifillimin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi normalizimin e marrëdhënieve mund të destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, i cili ende është i prekur nga luftërat e viteve 90, tha në një intervistë për Reuters, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Çdo ditë vonesë mund të krijojë kushte në të cilat një shkendijë mund ta ndezë në flakë tërë rajonin. Vendet perëndimore duhet ta dinë këtë”, tha Vuçiç.

Për të rifilluar dialogun, Serbia kërkon nga Prishtina të heqë tarifën ndaj mallrave serbe të vendosur në nëntor të vitit të kaluar si kundërpërgjigje të asaj që Prishtina e quan fushatë të Serbisë për parandalimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Ndërkohë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kanë përmendur si ide ndryshimin e kufijve, si pjesë e një marrëveshjeje të paqës mes dy vendeve. Vuçiç këtë e quan “përcaktim të kufirit” ndërkaq Thaçi “korrigjim të kufijve”.

“Pranimi ynë (Serbisë) në Bashkimin Evropian varet nga dialogu me Prishtinën dhe nëse një ditë do të arrijmë një marrëveshje”, thotë në këtë intervistë për Reuters, presidenti serb Vuçiç duke shtuar se ai pret që Gjermania, Franca apo BE-ja të bëhen më aktive në procesin negociues.
“Unë mendoj se ne do të shohim disa nga nismat e tyre në të ardhmen e afërt”, tha ai, pa dhënë më shumë detaje.



2 Comments

  1. O qaramanët e Ballkanit, ju nuk keni bythë të destabilizoni as edhe Malin e Zi, nqs nuk do të keni mbështetjen ruse.

  2. Këta treshja Rama-Thaqi-Vuçiç janë bërë si ata tyçat që hipin në taracë dhe bërtasin, ose shteti të detyroj ish-gruan të kthehet përsëri tek unë, ose unë hidhem poshtë. 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *