• |
ide | kryesore

Anjeza Shahini publikon foton e parë të vajzës

Paparazzi, Slider



Këngëtarja shqiptare Anjeza Shahini u bë nënë për herë të parë e një vogëlushjeje para disa ditësh, specifikisht më datën 8 mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Lajmin e ëmbël e dha vetë bukuroshja përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, prej ku bëri publik edhe emrin e vajzës… Victoria Kelis Connolly.

“Dita e parë e gruas si nënë. Përshëndeteni vajzën time të vogël Tori, Victoria Kelis Connolly. Këtë vit festoj ditën e gruas si një mami e një vajze të vogël sa një gogël që quhet TORI”, shkruante ajo.

Mirëpo ditën e sotme Anjeza ka publikuar në Insta Story një foto të Victorias së vogël e cila shfaqet e mbuluar me peshqir (pas dushit) dhe me aq sa pamë na i mori zemrat të gjithëve.

“Lahet çupa çup e çup”, mbishkruan këngëtarja, siç mund ta shikoni edhe në foton e mëposhtme.

Rikujtojmë se Anjeza dhe bashkëshorti i saj anglez Paul Edward Conolly janë martuar në shtator të vitit 2015-të në Toskanë, ndërkohë aktualisht ata jetojnë në Britani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *