• |
ide | kryesore

Ashtu si me Uellsin, Panucci bën zgjedhjen, por ka një dyshim…

Sport



Dilemat janë të gjitha pjesë të lojës dhe të tilla Christian Panucci ka patur shumë deri në përcaktimin e një formacioni titullar bindës në mendjen e tij, për të rreshtuar në fushën e Loro Boricit kundër Turqisë. Nëse dyshimi i vetëm që kishte në sulm erdhi vetëm kur u dëmtuar Sadiku (që u shua menjëherë), në mbrojtje italiani do ti besojë anti-Uellsit me ndryshimin e vetëm të Djimsitit të rikthyer në vend të Mavrajt të skualifikuar…

Ismaili ka rifituar fanellën e titullarit, duke lënë pas në hierarki Ajetin, ndërsa Veseli ka mundur në konkurencën e krahut të majtë Alijin. Kështu gjithcka e qartë për italianin në portë, ku Berisha nuk kishte rivalë, në mbrojtje e në sulm gjithashtu, ku Abazaj e Balaj mbeten alternative me lojën në zhvillim.

Dilema e vetme e Panuccit është në mesin e fushës, ku Basha ka humbur terren dhe diskutimi është mes Kaces e Abrashit që vjen nga një dëmtim i gjatë. Italiani preferon një qendër mesfushe robuste me Xhakën e Memushaj që janë praktikisht të sigurtë të nisin nga minuta e parë. Tendenca e teknikut është ti besojë Abrashit, por ndërkohë, që Qose ka ngritur kandidaturën, por jo nga minuta e parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *