• |
ide | kryesore

Aurela Gaçe reagon për albumin e Tunës (FOTO)

Paparazzi, Slider



Pak ditë më parë Tuna ka lançuar albumin e saj “Fortuna”, i cili përbëhet nga 7 këngë.

Menjëherë pas publikimit të tyre pati shumë reagime në rrjetet sociale nga kolegë të këngëtares por edhe njerëz të tjerë. Mbrëmjen e djeshme, Aurela Gaçe ka vendosur ti dedikojë dy fjalë Tunës. Ajo ka publikuar foton e saj në Insta Story dhe përbri sa shkruan:

“Më gëzoi shumë fakti që në këtë rrëmujë të përdishme me garë singellash, Tuna zgjodhi të vinte me album. Pikërisht sot kur duket sikur albumet nuk jetojnë më. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe me muzikë e vargje shpirti, vlerësim për punën. Kur bëhen punë të tilla, nuk mund të qëndrojmë indiferente e të mos e vlerësojmë me dashuri. Është shpresë për të dhënë më shumë”.- ka shkruajtur Aurela.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *