• |
ide | kryesore

BE gjobit kompaninë e Google

Paparazzi, Slider



Bashkimi Europian ka gjobitur kompaninë gjigande Google.

Komisioni Europian lajmëroi kompaninë ditën e sotme që duhet të paguje 1.5 miliardë euro (1.7 miliardë dollarë) për abuzimin me reklamat online. Komisionerja Margrethe Vestager u shpreh se Google ka  dhe e ka shpëtuar veten nga konkurrenca duke vendosur kufizime ligjore në faqet e tjera të internetit. Sipas tyre, kompania i ka bllokuar rivalët e tij që të vendosin reklama në faqet e internetit duke kërkuar ekskluzivitet në kontratat e AdSense.

AdSense është një produkt i Google që vepron si ndërmjetës mes reklamuesve dhe ëebsite-ve të ndryshme.Vestager u shpreh se shkelja ka zgjatur për 10 vjet e në varësi të kohëzgjatjes është vendosur dhe gjoba. Në 2018, përfitimet e Google arritën 31 miliardë dollarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *