• |
ide | kryesore

Fundoset trageti në Irak, të paktën 85 të vdekur

Planet



85 persona kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së një trageti në lumin Trigris në Irak, ndërsa raportohet edhe për dhjetra të plagosur.

Trageti mbante 170 pasagjerë për në një ishull të vogël turistik kur u fundos pranë qytetit Mosul të Irakut. Sipas zyrtarëve lokalë, ekipet e shpëtimit deri më tani kanë arritur të nxjerrin nga lumi të paktën 12 të mbijetuar.

Trupat e viktimave janë dërguar në objektet mjekësore në Mosul për analiza forenzike.

Kryeministri i Irakut, Adil Abdul-Mahdi, shpalli tre ditë zie kombëtare pas vizitës së tij në vendngjarje. Nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i Irakut njoftuan se lidhur me aksidentin nëntë persona janë arrestuar dhe janë lëshuar urdhër-arreste për pronarin e tragetit dhe ishullit turistik.

Megjithëse nuk ka ndonjë prononcim zyrtar në lidhje me aksidentin, banorët lokalë pohojnë se incidenti me gjasë ka ndodhur për shkak se në traget ndodheshin 170 persona, edhe pse mjeti i lundrimit ka një kapacitet deri në 50 persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *