• |
ide | kryesore

Gjermania përsërit qëndrimin kundër opozitës: Djegia e mandateve, vendim i gabuar. Hyni në zgjedhjet lokale të 30 qershorit

Lajme, Të fundit



Qeveria gjermane ka ripërsëritur qëndrimin se djegia e mandateve parlamentare në bllok nga deputetët e opozitës është një vendim i gabuar.

Deklarata vjen nga Christian Hellbach, i ngarkuari për Evropën Juglindore, Turqinë dhe Shtetet e EFTA-s pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme dhe Thomas Ossowski, i ngarkuari për Politikat e BE-së pranë Ministrisë Federale të Punëve të Jashtme pas vizitës që ata patën në Tiranë.

“Ne ishim sot në Tiranë dhe kemi zhvilluar biseda me Presidentin e Republikës Meta, Kryeministrin Rama, Ministrin e Brendshëm Lleshaj, Ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Cakaj si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Tema e bisedave ishte situata aktuale e politikës së brendshme pas dorëzimit të mandateve nga opozita. I kemi dëgjuar me vëmendje argumentat e të gjitha palëve. Debatet dhe përballjet politike janë të dëshiruara në çdo demokraci. Dhe: E drejta për të protestuar është një element i rëndësishëm i kushtetutshmërisë demokratike. Por dhuna është e papranueshme” thuhet në deklaratën e përbashkët.

Zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë u bëjnë thirrje të gjitha partive të tregojnë përgjegjësi përkundrejt zgjedhësve të tyre dhe të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor.

“Rekomandimet e OSBE-ODIHR-it,- të cilat u drejtohen si pushtetit ekzekutiv ashtu edhe atij legjislativ, kanë bërë të qartë, se në cilët sektorë duhet të përmirësohet ende sistemi zgjedhor shqiptar. Qeveria Federale është angazhuar prej muajsh tanimë, që reforma zgjedhore të shkojë përpara dhe ka financuar ndër të tjera punën e ekspertëve të pavarur për këtë qëllim.

Shqipëria duhet të zhvillojë instrumenta efektivë për të parandaluar mashtrimet në zgjedhje dhe blerjen e votave si dhe për të ndjekur në mënyrë të vendosur çdo moment dyshimi. Duhet të garantohet besimi i pakufizuar i qytetarëve në forcën e votës së tyre! Por kjo arrihet vetëm me një parlament funksional. Ne u bëjmë thirrje të gjitha partive, të punojnë në mënyrë konstruktive për reformën zgjedhore”.

Sa i takon akuzave të opozitës, të cilat kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e zgjedhjeve të kaluara, zyrtarët gjermanë thonë se duhet të verifikohen dhe përpunohen nga drejtësia dhe parlamenti në përputhje me procedurën e parashikuar për këtë.

Për Christian Hellbach dhe Thomas Ossowski, është detyra e të gjithë deputetëve të zgjedhur, pikërisht në parlament, me angazhim dhe në mënyrë konstruktive, të çojnë përpara reformat e nevojshme dhe të arrijnë rezultate konkrete.

“Shqipëria është, p.sh. në reformën e drejtësisë, në rrugë të mbarë. Kurse bojkoti i parlamentit dhe sidomos dorëzimi i mandateve është për ne i gabuar”.



10 Comments

  1. ahahah , po ju te lapsit sikur bete nje anal-ize te gjere dhe te thelle per keto vizitat e ambasadoreve tek Basha pak minuta me pare duke nxjerre konkluzjonin delirant qe ambasadoret po shkojne ti luten Bashes. f

    jo o Bushat kurva dhe Shkurdhak gomari.. Ambasadoret i shkuan per ta URDHERUAR te marri pjese ne zjgedhjet lokale.

  2. qendrim i patolerueshem dhe jo ne perputhje me interesat gjermane. Kjo ambasadore ose eshte teresisht e blere ose teresisht qorre dhe nuk kupton cfare drame luhet ne Shqiperi. Te pakten te jape garanci qe do jape azilin per 1.5 milione shqiptare te pashprese dhe le te beje opozita sikur garon ne zgjedhje me 30 Qershor.

  3. me dhjet miljard para kanabisi e jojaine blen jo dy gjerman komuniste te honekerit por nja 30 gjerman te honekerit,kur i shton edhe majlinda bregun.spiropalinxhylen e ahmetit qe i thithin kar frankenshtajn e hahn puba behet mut.

  4. Detyra diplomatike e ambasadoreve ne kesi rastesh, eshte qe ata te shprehen ne pergjithesi, e me mase, sepse ne situata te tilla, kur politika po lekundet, e pushteti duket sikur punon, keta diplomate, bejne detyren e konsultimit, por asnje here te presionit, sepse edhe ata e dine mire qe ne demokraci kur populli proteston, e kuptojne shume mire qe ketu puna calon. E kush e merr per kapital, se i tha, e si i tha, jane komente ere te shijeve personale, apo atyre qe paguhen per kete pune, ne zyrat e disinformimit.

  5. Detyra diplomatike e ambasadoreve ne kesi rastesh, eshte qe ata te shprehen ne pergjithesi, e me mase, sepse ne situata te tilla, kur politika po lekundet, e pushteti duket sikur punon, keta diplomate, bejne detyren e konsultimit, por asnje here te presionit, sepse edhe ata e dine mire qe ne demokraci kur populli proteston, e kuptojne shume mire qe ketu puna calon. E kush e merr per kapital, se i tha, e si i tha, jane komente ere te shijeve personale, apo atyre qe paguhen per kete pune, ne zyrat e disinformimit.

  6. Ari kari eshte ne gjermani dhe nuk e di akoma, qe qeverine atje e ka koalicioni CDU/CSU.
    PDja thote qe i ka part simotra.

  7. LE TE HYNE PO DESHEN , DO SHKERRMOQEN TOTALISHT SI PARTI . PASTAJ CKUPTIM KA LENIA E MANDATEVE PO HYNE NE ZGJEDHJE LOKALE ? LERJANI TE GJITHA BYTHQIREVE TE RILINDJES , LE TA TRSHIN ZULLUMIN DERI NE ATE PIKE SAQE NUK DO KETE ME DERMAN DHE DO SHKATERROHEN TOTALISHT SI PARTI . BILES ME E MIRA AKOMA DO ISHTE EDHE DOREHEQJA E METES DHE E AVOKATES SE POPULLIT . URAGANET SAPO JANE KRIJUAR , CESHTJE KOHE QE TE BEHEN TE GJITHE BASHKE DHE TE ZHDUKIN GJITHCKA U DEL PERPARA .

  8. O debilat e rilindjes, akoma nuk e keni kuptuar se pa u larguar edvin hajduti lapangjozi, drogaxhiu, nuk ka gjerman që mund të detyrojë shqiptarët të hyjnë në zgjedhje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *