• |
ide | kryesore

Icardi poston bardhezi: Inter bëhet konfuz

Sport



Debate në takime, por edhe në rrjetet sociale. Mauro Icardi dhe Inter vihen edhe një herë në kontradikta, në fakt me shumë mundësi kjo ishte edhe idea e sulmuesit argjentinas vetëm pak orë pasi u duk se gjithcka u sqarua pas takimit me presidentin zikaltër, Zhang.

Ish-kapiteni është kthyer të stërvitet me grupin, 36 ditë nga 13 shkurti i heqjes së shiritit, kur klubi vendosi tia kalojë Handanovic. Një rikthim në skuadër që është komentuar shumë në media, madje edhe nga tifozët, por jo vetë Icardi, që si zakonisht i ka besuar rrjeteve sociale ku ka postuar në Instagram një foto dyshe në bardhezi me fanellën zikaltër (e me shiritin e dukshëm të kapitenit) e disa rreze drite. Sinjale të paqarta ose shumë të qarta, por kur vjen puna tek rrjetet sociale, në ciftin Wanda-Icardi, asgjë nuk i lihet rastësisë.

View this post on Instagram

⚫️ #MI9 ⚫️

A post shared by Mauro Icardi – MI9 (@mauroicardi) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *