• |
ide | kryesore

Italia, Mancini: “Dyshime? Asnjë. Kean ka gjithçka për të luajtur”

Sport



Gjuetia drejt Europës me një tridhëmbësh të tij, kjo dhe për shkak të një arsyeje të madhe (dëmtimi i Chiesa) dhe ambicjeve të reja. Që nga nesër mbrëma, në Udine ndaj Finlandës, nuk mund të gabohet më. Por dhe një herë më shumë, trajneri i Italisë, Roberto Mancini, i afrohet momentit me forcën e nervave të relaksuara.

Nëse Liga e Kombeve ka qenë një prag kampionati, kualifikueset e Evropianit janë kampionat?

“Për ne, edhe falë ndeshjeve të Ligës së Kombeve, ishte e rëndësishme të kuptonim shpejt çfarë tipi skuadre ishte dhe çfarë kishte për t’i korrigjuar. Kemi qenë me fat që kemi gjetur lojtarë që na kanë kuptuar menjëherë, madje edhe më shpejt se sa mund të parashikohej. Tani arrin objektivi ynë i parë i vërtetë: jam i sigurt që, përveç lojës, do të vijnë dhe golat: nga nesër mbrëma dhe deri në fund të ecjes së këtyre kualifikueseve”.

Çfarë ju ka bindur t’i jepni menjëherë besim Kean?

“Nëse do të luajë, pres që të bëjë atë që është i zoti të bëjë: nuk mund të ketë të njëjtën eksperiencë me Insinjen apo me atë që ka më shumë ndeshje mbi shpinë, por ka entuziasëm, forcën fizike, teknike dhe sheh portën. Uroj që të bëjë atë që duhet me qetësi dhe gëzim”.

Çfarë mendon për Pukin, sulmuesin e Finlandës?

Ka bërë gjithnjë gola, në Kombëtare si në Angli, dhe ka një shpejtësi të madhe: do të nevojitet të bëhet shumë kujdes me të, por jo vetëm me të.

Kujt do t’ia jepni fanellën me numër 10?

Ai numër ka gjithmonë një shihje të veçantë, është në historinë e futbollit sepse thuajse gjithmonë ka qenë mbajtur nga lojtarët më të jashtëzakonshëm. Do ta zgjedhin djemtë: do ta marrë ai që e ndjen se mund ta mbajë dhe nëse do Chiellini, ia japim Chiellini. Unë mund të kem një ide, por është e drejtë t’ia lërë ta zgjedhin ata”.

E ndjeni këtë ndeshje si debutimin tuaj të vërtetë në pankinën e Kombëtares?

E para është ajo që do të kujtoj gjithmonë. Kjo është e parë për objektivin tonë kryesor, edhe pse kemi kërkuar gjithmonë të nderojmë Ligën e Kombeve. E sigurtë që nga nesër është gjithçka themelore: jo vetëm për të fituar ndeshje dhe për t’u kualifikuar për në Evropian, por dhe për renditjen në prag të shortit të Botërorit. Nuk na pëlqen, duam ta përmirësojmë atë.

Çfarë mendoni se keni dhënë në këto dhjetë muaj si trajner i kombëtares?

“Atë që mund të them është se lidhet me eksperiencën time dhe bagazhim tim teknik. Qetësinë, shpresoj. Dhe kam besuar tek projekti dhe tek lojtarët që ishin, mbi të gjitha tek të rinjtë që mund të vinin: shumë prej tyre janë përmirësuar, është kjo që llogarisja më shumë. Më pas, kur do të arrijmë në Evropian, do të vijë dhe momenti për të bërë zgjedhje, është shumë e vështirë të lësh në shtëpi dikë”.

Çfarë nuk doni të shihni nga Italia nesër?

“Preferoj të flas për atë që dua të shoh nesër: skuadra duhet vetëm të vazhdojë të luajë, me qetësi, gëzim, entuziasëm, sepse atë që kam thënë për Kean vlen për të gjithë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *