• |
ide | kryesore

Maqedoni, dënohen me 15 vite burg shtatë luftëtarë të ISIS

Lajme, Të fundit



Një gjykatë në Maqedoni ka burgosur me 15 vite burg shtatë burra me akuzën se kanë luftuar me Shtetin Islamik në Siri dhe Irak.

Gjashtë prej tyre u dënuan me nga gjashtë vite burg, ndërkohë i shtati u dënua me nëntë vite pasi u shpall fajtor për akuzat e organizimit të një grupi terrorist.

Të dyshuarit u arrestuan gushtin e kaluar në Siri nga forcat e koalicionit ndërkombëtar dhe më vonë i’u dorëzuan autoriteteve maqedonase.

Ky është grupi i dytë nga Maqedonia Veriore që dënohet për bashkimin dhe rekrutimin luftëtarëvë në IS.

Në mars 2016 gjashtë njerëz, përfshirë një predikues mysliman u dënuan nga pesë deri në shtatë vite burgim.

Sipas policisë, 150 qytetarë të vendit i janë bashkuar Shtetit Islamik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *