• |
ide | kryesore

Mirela Kumbaro tregon pse Fatos Nano u ftua në Kongresin e PS

Arkiva



Ish-ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka treguar në News24 arsyet e ftesës së Fatos Nanos në Kongresin e PS.

Ajo u shpreh se Nano është një figurë historike e PS dhe ndaj ka marrë ftesë.

“Fatos Nano është një figurë politike historike për Partinë Socialiste. Ne nuk kemi ftuar vetëm atë, por më herët ka qenë i ftuar edhe shkrimtari Dritëro Agolli, figura historike si Servet Pëllumbi etj., të cilët kanë dhënë kontribut të madh në PS”, tha ajo.

Ish-ministrja Kumbaro tregoi gjithashtu për përgatitjet që po bën Partia Socialiste për zgjedhjet lokale.

 “Ne si Parti Socialiste kemi organizimin e duhur për të dalë në zgjedhjet lokale. Në PS janë diskutuar emra për të qenë në bashki të ndryshme të vendit. Baza nxjerr emrat dhe zgjidhen më të mirët. Ka bashki ku janë 2-3 emra të mirë dhe zgjidhet dikush, pasi bëhet një diskutim shumë i gjerë për kandidatin”, tha Kumbaro.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *