• |
ide | kryesore

Reagon Presidenca: Pse iu dha nënshtetësi shqiptare indianëve të kërkuar për mashtrim

Lajme, Të fundit



Presidenca ka sqaruar për herë të parë arsyet se pse dy biznesmenët indianë të arrestuar për mashtrim, Nitin Jayantilal Sandesara dhe Chetankumar Jayantilal Sandesara, përfituan shtetësinë shqiptare.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi sqaron, se:

“Janë zbatuar procedurat ligjore bazuar në pikën 7, të nenit 9 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare” të ndryshuar, me propozimin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, “për shkak të eksperiencës në investime dhe historikut të sipërmarrjeve të suksesshme jashtë Republikës së Shqipërisë dhe për shkak të angazhimit të tyre për realizimin e investimeve të rëndësishme elitare në vendin tonë”. Bazuar në pikën 6, të nenit 9 të ligjit për shtetësinë, janë bërë verifikimet përkatëse nga agjencia ligjzbatuese nga e cila nuk kanë rezultuar të dhëna problematike për dhënien e shtetësisë shqiptare”.



9 Comments

  1. Mos u fshihni pas gishtit…Nese agjensite nuk kane raportuar sakte, ju mund thjeshtesisht te zbulonit te kunderten sikurse e zbuloi dnje gazetare e thjeshte. Sidoqofte, meqe erdhi llafi, denonconi rastin sepse kushedi se kush kalon neper keto “agjensi”..

  2. Eshte e qarte qe ministri i Rames eshte korruptuar nga dy indianet businessmen…sa per SHISH-in, shefi ka qene i zene me ndikimin rus ne Shqiperi…te paafte, nuk bejne dot nje name screening merre me mend per me shume.

    1. po jo o edi jo.. te gjithe e kane ditur se kush jane dhe me vrap kane lajmeruar FBIn por urdheri nga FBIja erdhi qe beni sikur sdini gje dhe mbajini ne vezhgim. Me kete rast merjuni dhe ca lek dhe kur te jene pa interes, ( sic jane tani) beni cte doni me ta.

      Te gjitha jane ditur qe nga dita e pare.

    1. edhe drogaxhinjte, kriminelet e kontrabandistet heronj jane?? Shqiperia nuk ka nevoje per heronj te tille dhe budallenj si ti!

  3. Sikurse ka procedura institucionale per dhenie nenshtetesie apo emerime, ka dhe procedura ligjore ku i hiqet shtetesia dhe shkarkohet si konsull nderi. Institucionet shteterore duhet te reagojne ne menyre te pergjegjeshme dhe jo te justifikohen se si dhe qysh tek! Pergjegjesit hetohen me vone, tani eshte koha per veprim

  4. Është e njëjta skemë si tek unaza e re. Falsifikimet dhe aplikimet bëhen me ndihmën e pushtetarëve. Presidenca mjafton te beje një kallzim në prokurorine e krimeve të renda edhe të fillojë me shkarkimin e kreut të shish

  5. Presidenca shumë ‘me qetesi & dashni’, pse?.

    Nuk mjafton te na tregojë nine por te spjegoje qartas ku fle lepri, sl
    e me kaq ka thene qe lepri
    e ka folezen
    ne zyre te presides.
    TE SHOHIM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *