• |
ide | kryesore

Real Madrid, “të gjithë rrugët të çojnë tek… Mbappe”

Sport



Real Madrid do të jetë absolutisht protagonisti kryesor i merkatos së ardhshme. Janë të ndërgjegjshëm për atë që do të ndodhë mediat spanjolle, që kanë nisur të përmendin emrat e objektivave të mundshëm në ‘Casa blanca’. I pari mbi të gjithë është kampioni i Paris Saint Germain Kylian Mbappè. “Të gjitha rrugët të cojnë tek Mbappé”, është titulli me të cilën hapet e përditshmja As, gjithnjë pranë zhvillimeve madrilène.

Sulmuesi francez, më shumë se një ëndërr e ndaluar, po kthehet në një objektiv të vërtetë. Para së gjithash sepse Psg, ka nevojë të mbulojë një gropë prej 150 milionësh, e më pas sepse i ka kuptuar pakënaqësitë e lojtarit, që nuk i ka pëlqyer gjoba sepse mbërriti vonë në një takim me teknikun Thomas Tuchel. Vetë Mbappé, sipas asaj që shkrujnë në Spanjë, e konsideron Real një bazë për të qenë në gjendje të fitojë realisht Topin e Artë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *