• |
ide | kryesore

Kandidatura për Bashkinë, Erion Veliaj zbraz shkollat për të ulur njerëzit në shesh

Lajme, Të fundit



Organizimi për eventin ‘Bashkia që duam’, që do të mbahet nesër në ora 11:00 tek sheshi ‘Nënë Tereza’ pas Kongresit të PS-së, ka filluar që pasditen e sotme.

Mitingu do t’i ngjajë atyre të fundit që ka zhvilluar Edi Rama në rrethe, ku njerëzit do të ulen në karrige. Dhe karriget janë marrë pikërisht nga shkollat e Tiranës, siç mund ta shihni dhe në foton më sipër.

Lapsi.al mëson se do ketë njerëz nga rrethet për të mbushur sheshin. Janë porositur kryetarët e bashkive socialiste që të sjellin njerëz në Tiranë. Në varësi të madhësisë së bashkive do të vijnë edhe njerëzit. Ata do të ulen në zona të ndara.

Mësohet se në këtë event do të mbajë fjalën kryebashkiaku Veliaj dhe fjalën përmbyllëse kryeministri Rama.

©Lapsi.al 



7 Comments

  1. veliaj mori 146 mije vota ne tirane, si mendoni ju ka nevoje per njerez nga rrethet per te bledh 10-20 mije veta ne tirane?

    1. ”’ Lapsi.al mëson se do ketë njerëz nga rrethet për të mbushur sheshin.”’
      se nga e mesoi lapsi kete gje nje zot e di.
      Dhe pastaj nxehen kur i quan kazan.

  2. Kryetari bashkise me karagjoz ne histoi. Nje njeri manjak, dhe i semure per imazhin i tij, tashme te nxire nga korrupsioni me punet publike dhe lejet e ndertimit. Eshte shembulli i nje njeriu medioker, bosh dhe mashtrues. Cdo gje behet per show, mbeti me tv, dhe kur behet nje kanal, kur mbillet nje peme, apo shtrohet nje rruge lagjeje.
    Por e verteta nuk eshte kjo.
    Gjate kohes qe ky aktor ka drejtuar Tiranen, kosto e jeteses ne Tirane eshte rritur ndjeshem. Cdo rruge e bere parkim me leke, 2-5 fishuar taksat e bashkise, faturat ujit 3 fishuar, lejet e ndertimit dhene pa asnje lloj kriteri, e gjitha vetem per te bere leke e pasuri pafund. Lokalet qe gjasme, u kufizuan sa erdhi Veliaj kryetar bashkie, tani pervec trotuarit kane dal ne rruge. Eshte betonizuar gjithe qyteti, kemi te bejme me nje masaker te paster urbane, nje dem i pariparueshem.
    Presioni qe administarata e bashkise sidomos, ju ben njerezve, te dalin ne mbeshtetje te kryetarit eshte e turpshme.
    Duhet te dukemi me shume se ata te opozites. ABSURDE.
    Eshte vetem nje hajdut ordiner, nje pasardhes “ i denje” i kryehajdutit , idhullit te tij shpirteror, sot kryeminister.

  3. Neser do shohim nje kryetar triumfator, vizionar, krenar per qytetin, i dashur me qytetaret e tij, i rrethuar nga femije qe kane enderr te behen si ai, nje njeri ne delir, i krekosur me shelljen e tij, toralisht ne delir ne ajer.
    Vazhdon e njejta sjellje dhe qasje. Paskan qene aktore te lindur. Drita muzike , fjalime, prozhektore, ekrane te medhenj, reklama mbi te gjithe, e gjithekjo para nje populli te vuajtur i cili vidhet dhe mashtrohet per dite nga keta politikane legena.
    Duhet te kuptojme qe e gjithe kjo reklame idiote, ky show, behet me leket tona, per te fshehur hajduterine korrupsionin si asnjehere tjeter, perversitetin dhe qelbersirllekun qe i karakterizon.
    Jane bere bajate dhe te neveritshem.

  4. Aman njoftojeni fikun qe nesër prishet koha se do fluturojnë lopë dhe deve, kështuqë do bjerë shurre me gjyma dhe bajga me tonelata. Kam hallin mos i prishet takimi me elektora-karin e vet.

  5. Do ta bejme Tiranen, si e beri lideri shpirteror i tij ne Vlore dhe Fier.
    Duhet te ngjajme ne cdo hap, kjo ne forme pergjerimi, per gjithcka qe lideri ben.
    E flliqur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *