• |
ide | kryesore

Shqipëri-Turqi, dita e gjykimit…

F1, Sport



Shqipëria do të zbresë në Loro Borici për të fshirë cdo dyshim dhe skepticizëm që mbizotëron rreth kuqezinjve dhe teknikut Christian Panucci. Tani cdo gjë është gati dhe pritet vetëm fërshëllima e parë e arbitrit Shtiler për të nisur 90 minutat që do të tregojnë nëse ambicjet për të arritur kualifikimin në Europian janë reale.

Ylber Ramadani është mungesa e vetme e konfirmuar për kuqezinjtë, me mesfushorin e ardhur për zëvendësuar Andi Lilajn, që është stërvitur i diferencuar dhe do të kthehet në dispozicion të Panuccit vetëm për ndeshjen me Andorrën, në 25 mars në transfertë.

Turqia gjithashtu, përvec faktit se nuk ka yllin e Romës Cengiz Under ka humbur në castet e fundit Irfan Kahvexhi, duke i dhënë një tjetër goditje teknikut Senol Gunes. Pavarësisht kësaj, turqit kanë një formacion të të gjithë prestigjit dhe kërkojnë të nisin me fitore për të ndryshuar shijen e hidhur të miqësores së fundit me Shqipërinë.

Për kuqezinjtë, ndeshja e orës 20.45 në Shkodër do të jetë e para e fushatës eleminatore dhe një rezultat pozitiv do të jetë shumë i rëndësishëm, duke qenë se vetëm tre ditë më pas do të udhëtojë për të luajtur me Andorrën, kombëtare që të vetmen fitore të historisë e ka pikërisht kundër Shqipërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *