• |
ide | kryesore

Skandali me dy indianët që pastronin para. Kush është ministri i Ramës që i ndihmoi të merrnin nënshtetësinë shqiptare?

Lajme, Të fundit



Dy janë procedurat e marrjes së nënshtetësisë shqiptare, parashikuar në ligjin 8389 të vitit 1998. E para, dorëzimi i aplikimit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku një prej kushteve themelore parashikuar në nenin 9 për aplikantin është: “Të ketë banuar ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të vazhdueshme, për jo më pak se 5 vite”.

Pikërisht ky kusht nuk plotësohej nga vëllezërit Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara, por pavarësisht kësaj, ata e morën nënshtetësinë shqiptare, megjithëse India kishte nisur kërkime në të gjithë botën për t’i arrestuar.

Ka edhe një mënyrë të dytë parashikuar në ligj për marrjen e nënshtetësisë shqiptare. Përdorimi i një klauzole në pikën 7 të nenit 9 të këtij ligji, ku parashikohet:

“Të huajit, që ka mbushur moshën 18 vjeç, mund t’i jepet shtetësia shqiptare me natyralizim, edhe nëqoftëse nuk plotëson kushtet e këtij ligji, me përjashtim të pikës 6, nëqoftëse Republika e Shqipërisë ka një interes shkencor, ekonomik, kulturor dhe kombëtar”.

Pikërisht ky nen i ka dhënë mundësi dy shtetasve më të kërkuar në Indi, të anashkalojnë një mori me kërkesa për marrjen e nënshtetësisë shqiptare.

Jo zyrtarisht, Top Channel ka mësuar se ata kanë aplikuar duke përdorur këtë nen, por të vetëm ata nuk mund të përfshiheshin në këtë proces.

Por, kush i ndihmoi Nitin Sandesara dhe Chetankumar Sandesara të bënin një aplikim të tillë?

Me gjasë një prej ministrive shqiptarë qëndron pas dërgimit të propozimit në Presidencë për dhënien e nënshtetësisë dy mashtrusve indianë, të cilët përgjatë viteve 2008-2011 kanë marrë mbi 725 milionë dollarë kredi nga disa banka shtetërore./Tch



13 Comments

  1. Keto dy jevgjit, duken si gurute e gruas se Damian Gjiknurit, kushirinje te larget te Xim kulufit dhe te Lizes se qymyrit.

  2. Tamam ku e kishte vigjilencen , ai kerkoi qimen ne vezë ne propozimet e Rames kurse per keta dy lavatriçet e parave nuk e paska parë te arsyeshme te kthejn mbrapsht propozimin e ministrit te Rames.Ketij i thone standart ne vendin tone …

  3. O cfare telebingo iu bie ortakve shqiptare,erion velise dhe maskarenjeve te tjere qe i kane dhene lejen e ndertimit,tani pallatet do ecin ,ndertimet do behen dhe investimi i tyre iken per lesh,skeme mafioze e natkoshtetit te edvin rames !Pastrohen apo jo para ketu ?!DASH foli qarte pak muaj me pare……,foli edhe per zgjedhjet qe jane blere,eshte ushtruar presion ndaj votuesve dhe te punesuarve !!!Mafia Shqiptare,qeveria bande eshte mjaft e rrezikshme !!!!

  4. Gjate viteve 2008-2011 ka marre nga shteti 725 milion dollare nga disa banka,kush ka qene ne pushtet ne kete kohe,salih ram berisha

    1. Salen ishalla e çojnë në burg nëse është për tu xh, po ti qenke një rrote kari sa zbehet. O kari lekët ja kanë marrë bankave indiane dhe jo atyre shqiptare. Dhe nenshtesine e kanë marrë para dy viteve o karrrrrrrr. Tani bëji llogari te kush ka qenë në pushtet o karrrriiiiii apo tu ka prish kalendari……

      1. qendron fakti qe keta kane ricikluar pare te pistta ne Shqiperi duke prishur tregun dhe duke mashtruar qytetaret…Shqiperia (evgjiteria) qe duam..

  5. President Meta i beri shqiptar, kur keta kerkohen nga FBI -ja, kurse Gjiknuri jo vetem i fali bregdetin, por i dha qindra miliona tendera.
    Por bashke me keta, eshte dhe dikush tjeter….nga oligarkia

  6. ”” ME GJASE një prej ministrive shqiptarë qëndron pas dërgimit të propozimit në Presidencë për dhënien e nënshtetësisë dy mashtrusve indianë”’

    Une thash se kishin ndonje lajm te sigurte keta te lapsit.. kurse keta po na hedhin fall.

    E para punes me sa lexova ata nuk e kane marre jasht ligjit. PER INTERESA EKONOMIKE ( pikA 7 E nenit 9 të këtij ligji ). Punen e shkesit mund ta beje dhe nje avokat i njohur i cili merr persiper proceduren dhe merr pagesen qe i eshte premtuar.

    Kurse keta te lapsit i ran ne koke ‘ BINGOOOO’ .. ME SHUME GJASA shkesi eshte nje Minister .

  7. shkelqim e artur rama e eripnka kan marr leket kurse kuve pallen si alizotit ju a len rilindha.tash thithni palla te indis

  8. Qeverrrrria e Rames qe nuk la cep pa mbjelle me droge e la vendin ne dore te jevgjve hajdute..Ne c’fare derexheje e kane cuar vendin keta…??!!

  9. Ari mbete rrotë ..ari , hiqe usb, dhe lexo ndonjë libër, mos e lodh mendjen tënde të vogël me artikuj portalesh.

  10. Nga te gjithe shpellaret ketu,njeri ben diferencen indiani,lexoje dhe nje here lajmin dhe trego ku thuhet qe ky I ka mare milionat ne bankat indiane o kelysh kurve dhe pastaj komento o te pallofshin mamin indianet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *