• |
ide | kryesore

Tifozeri e zjarrtë në Shqipëri-Turqi: por sa shumë turq…

Sport



90 minuta betejë në fushën e Loro Boricit mes Shqipërisë e Turqisë, por do të jetë një betejë edhe në shkallët e stadiumit, në një atmosferë të ndezur tifozerie. Në një stadium të tejmbushur ku dominanca do të jetë natyrisht kuqezi, nuk do të mungojnë tifozët turq, ku më shumë se 2000 prej tyre do të mbështesin përfaqësuesen e Senol Gunes.

Përvec vendeve të përcaktuara për sektorin e miqve, me ftesë të Federatës Shqiptare të Futbollit do të jenë prezentë në Loro Borici edhe presidentët e klubeve të Superligës turke si dhe një elitë personash të rëndësishëm, përfshirë edhe gazetarë. Gjithësesi mbështetja për kuqezinjtë e Christian Panuccit do të jetë në nivelin e duhur.

Më shumë se 11 mijë bileta janë konfirmuar të shitura nga FSHF, duke lënë sigurisht në dispozicion ende mundësinë e orëve të fundit, në kohën kur kapaciteti i stadiumit të Shkodrës është 16.700 vende. Entuziazmi i ndërtuar mbi besimin se janë shanset për tu kualifikuar për herë të dytë në histori në finalet e një kampionati europian, kanë bërë që grupimet e tifozëve kuqezinj të marrin vendet e tyre në stadium, ndërkohë që interesimi për të parë debutimin e kombëtares në kualifikuese të jetë i madh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *