• |
ide | kryesore

Tragjedi në Kinë, 47 viktima e 500 të plagosur nga shpërthimi i impiantit kimik

Planet, Të fundit

Një shpërthim i fuqishëm ka shkatërruar uzinën kimike të ‘Tianjiayi Chemical’ në provincën kineze të Jiangsu duke shkaktuar të paktën 47 të vdekur dhe 500 të plagosur. Tronditja e fortë ka shkaktuar edhe një tërmet me magnitutë 2.2 të shkallës Rihter.

Imazhet e publikuara në media dhe tregojnë flakë të larta dhe një re të dendur që ngrihet sipër strukturës, e specializuar në prodhimin e plehrave.

Tronditja preku edhe banorët e zonave fqinje të cilët u transportuan në spital për dëmet e shkaktuara nga vala e goditjes së shpërthimit që në shumë raste shkatërroi dritaret.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu