• |
ide | kryesore

Vëzhgim/ A ia kanë hequr ndërkombëtarët fillin opozitës?

Kryesore, Lajme



Megjithëse një ditë pushimi në Shqipëri, ambasadorët e huaj kanë vërshyer në zyrën e Bashës. Pas ambasadorit britanik, Duncan Norman, ka nxituar edhe ajo gjermane, Susanne Schutz, e cila ishte takuar më parë edhe me presidentin Meta. Nuk ka diskutim se objekt i këtyre takimeve janë temat e nxehta si djegia e mandateve, dhuna e protestave të opozitës dhe mundësia e bojkotit të zgjedhjeve lokale. Por ajo që bën çudi është fakti se, megjithëse e kanë dënuar aktin radikal të PD- LSI dhe kanë përshëndetur zëvendësimin e tyre me deputetët e ligjshëm të “opozitës së re”, përfaqësuesit e vendeve europiane po vazhdojnë dialogun me të dalurit nga sitemi. Pas kësaj pyetja themelore është: kë njohin ata për opozitë reale, Bashën e Kryemadhin, apo Ylli Shehun, Kujtim Gjuzin, Rafl Gjonin dhe Rudina Hajdarin?

Fakti se ata po vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të ngushta dhe intensive me opozitën reale, dëshmon se të gjitha deklaratat për njohjen e opozitës fasadë nuk janë veçse një përpjekje force, një tentativë e dëshpëruar për t’i zbehur tonet radikale të PD- LSI.

Pikërisht kjo sjellje tregon se deklaratat prej sharlatani të Boshardit të OSBE-së se reformat (psh ajo elektorale) mund të votohen edhe me deputetë (legjitimë) që s’përfaqësojnë më asgjë, nuk i besojnë as vetë ndërkombëtarët.

Vazhdimi i dialogut me opozitën e vërtetë po dëften edhe njëherë se edhe për diplomatët perëndimorë, as nuk ka dhe as nuk mund të imagjinohet zgjidhje e krizës pa prezencën e “radikalëve” me mandate të djegura. 

©Lapsi.al

ambasadorja gjermane

Ambasadorja gjermane Susanne Schutz duke mberritur ne mesdite ne seline e PD-se per nje takim me Bashen.

ambasadorja gjermane1

ambasadorja gjermane2

Norman-Duncan-640x348

Ambasadori britanik, Duncan Norman



18 Comments

    1. Nuk eshte lajm por eshte anal – ize. Ne fakt ketyre Bushati & Shkurdhakut i dalin shume keto analizat.
      Pra niset si nje anal-ize , dhe mbaron fakt i kryer. Me mire shofin filxhanin jevgat se sa anal-izojne faktet keta anal-istat.

      Mediokritet.

  1. i pe emer e me mut ne tru.ky lajm nuk esht per krymba qenefi siq je ti e rama,ik tash ha mut frroku,roshi,doshi,prenge,rrahman rrahje,geroni,habili,balili,tahiri,shulazi,sadri abazi etj.

    1. O ari kari.. lexo lajmin e vete lapsit me poshte ku duket qarte qe ambasadoret shkuan tek basha per tja futur kembet ne nje kepuce per te marre pjese ne zgjedhjet lokale.

      JA PRA , VETEM PAK MINUTA ME VONE , VETE LAPSI HEDH POSHT ANAL-IZEN DELIRANTE NE KETE LAJM.

      Per te qeshur dhe per te qare.

  2. Informacioni eshte i perditesuar, nuk ka te fshehta per qeverisjen dhe opoziten, ne asnje zyre peredimore. Sot vleresohen dhe shikohen vendosmeria, forca , ekipet, premtimet per pushtetin post-Rilindas.Marreveshiet per te ardhmen jane duke u perfunduar. Rilindja nuk mund te rrije me ne pushtet, zhvillim i ngjarjeve do jete interesant

  3. Nderkombetaret duhen aq sa duhen!!! Aq sa duhen shqiptaret ne BE! Ne qe jemi jashte kemi dhene perkrahje per cdo proteste qe behet ne Shqiperi!

  4. nje problem real ka PD me nderkombetaret, sa here qe PD shpall nje armik dhe e vene nen shenjester per tu sulmuar nga nga PD-istet apo analistet e PD-se si te blere nga Rama, nga Majlina Bregu apo si te korruptuar qe kan vila ne Lunder, nderkombetaret nderrojne ambasadoret. Jane shpalluar armiq 3 ambasadore amerikane rradhazi, Withers, Arvizu dhe Lu e u nderruan qe te tre, sot keq puna se spo dihet kush te shpallet armik nga rradha e ambasades amerikane. U nderrua ambasadori BE Sequo pasi u shpall armik dhe i korruptuar me kroaten qe pa mbushur vit e shpallen dhe ate te korruptuar e te blere nga Rama… madje vajten deri aty sa e bene dashnore me ministra socialiste. E akuzuan per vile ne Lunder 3 milion euroshe… u nderrua dhe kjo… vila u harrua e su permend me!! Tani pritet te shpallet Soreca armik, ceshtje ditesh dhe kjo pune. Duhet bere peticion e te mblidhen firma qe nderkombetaret te mos i nderrojne kaq shpesh ambasadoret e tyre ketu se na duhen armiq te qendrueshem! Smundet te nderrojme armikun cdo 3-4 vjet se harxhojme mund dhe dhe energji kot, madje dhe para qe u shperndajme analistave qe dalin cdo darke neper televizione

    1. Eshte shume reale, ambasadoret vine ne Shqiperi, me “vespa”, dhe ikin me Land Rover. Ku vslle i gjejne gjithe keto para? Mos jane shperblimet, per deklaratat qe japin, ne mbeshtetje te kesaj qeverie te korruptuar??????

  5. KETA KERKOJNE VETEM STATUS QUO . KETYRE NUK U RRUHET PER SHQIPERINE DHE SHQIPTARET . VETEM QE TE KETE STABILITET JANE KAIL TE PRANOJNE EDHE ENVER KURVEN NE PUSHTET . KETA VINEJNE ,HANE , PINE , QINE DHE QIHEN , VJEDHIN SI NE HARADOZ DHE NE FUND I BEJNE NJE TOP MUTI KETIJ VENDI .

  6. Ambasadoret I thane lulu paraqitu ne prokurori mos bej devijime si ne 2007 me rr e kombit,tregohu qe je me edukim perendimor,e dyte partia e mikut te luluse orbanu perjashtua nga partite popullore,amb po mundohet te bindin lulu qe dhe pd mund te perjashtohet nga grupi partive popullore europiane,lulu eshte midis dy zjarreve te ndigjoje shpellaret e shumte qe ka rreth vetes apo perendimin

  7. Kondraverset, manipulatoret, dhe kllounet e sektit mete poshter qelbesirash qe kane kundermuar tere jeten e vendit, e mbyten, e rropen, e mashtruan, e prape thone se perparojme , e ecim, por tamam sic benin baballaret e ketyre horrave. Persa i perket se kush ka armiq, apo i ben armik europen, e SHBAne , kjo as qe nuk imagjinohet qe e djathta i sulmoka ato, e keta laroshe , morrat e kuq i dashkaan ashtu sa i kane dashur nen parullat,,,,,poshte imperializmi amerikan, etj, etj, qe luftuan 50 vjet, e sot mbeturinat e fares keqe, hiqen, e duken si me pro amerikanet. Po a mund ti besohet Gramoz Rucit e CO, se sa e ushqejne dashurine per perendimin? Kjo sere e ketij lloi mashtruesish, kameleone te kohes se soteme, me kete propagande, duan te mbulojne tere poshtersite, e manovrat gjysem diktatoriale per te mbajtur pushtetitin, e per te ruajtur privilegjet dhe xhvatjen deri ne skrrop te ketij populli, sepse s;kane te ngopur keta mamuthe. Fundi, e pas renia e ketij pushteti hajdut, do te nxjerre se cfar kane bere, e si kane vepruar ne menyra mafioze, propagandistike me ambasadoret e shteteve te huaja, qe ti sherbejne kesaj degjenerim pushteti.

  8. Do të ishte naive për cilindo “ambasador”, që meqë partitë e opozitës kanë dorzuar mandatet e deputetëve, të shkojnë e të bisedojnë me Rudinën apo Ralfin.
    Si PD, ashtu edhe LSI janë parti të regjistruara ligjërisht e pamvarësisht se aktualisht nuk janë në parlament, kjo nuk do të thotë se ato nuk ekzistojnë.
    Një gjë është e sigurtë, se në zgjedhjet e ardhëshme, këta “opozitarë” që bleu Rama, nëse nuk do të kanditojnë për PS, nuk do të ketë më vend për ta as tek PD e as tek LSI.
    Po do të bëjnë “parti të reja” , – do të thotë dikush.
    Do të katandisin si partia e Tak Ngjelës me një autobuz elektorat

  9. Opozita e vertete po konturohet qarte. Analfabetet Rudina Hajdari e Kujtim Gjuzi nuk mund te behen kurre te tille. Pra opozita te vazhdoje ne qendrimin e vet e vendosur. Me e keqja i ka ndodhur. Ajo tashme nuk ka c te beje tjeter vec te faktorizohet ne kete menyre. Nese behen serisht zgjedhje as 20% e popullsise nuk do votoje. Ky fakt tremb vec maxhorancen.

  10. Mos u merni me opoziten o b.q. .. te paemer,po meruni me bajgat e ripjelljes qe po e cojne vendimin ne humner! Neo komunistat e ripjelljes po bejne njlloj si etrit e tre, kur diktatori semuresh,apo ishte ne vdekje klinike e dinte vetem byroja,kurse populli hante bar ,keshtu po ndodh edhe tani : Edvin droga ka nje jave qe ka ber operacion nga zemra ne Berlin ,kurse byroja e Gramozit dhe Talan Palles thor ginjen opozita! Akoma me keq se e kane futur ne spital me tjeter emer per ta mbajtur sekret,e ka marre ne fshehtesi avjoni Turkey I vellai Erdogan she per te mos e marre vesh askush e cuan ne Berline! Me keto meruni o gazetare se keto jane skandale QE vetem etrit e tyre I be Benin dhe simezet kubian t Fidel Kastros! Turp..turp..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *