• |
ide | kryesore

Zbulohet lidhja e Gent Fatalit me …

Paparazzi, Slider



Gent Fatali prej kohësh është përfolur se është në lidhje me një vajzë simpatike e cila quhet Rozafa.

Aludimet kanë vërshuar si pasojë e postimeve të publikuara, ku Genti dhe Rozafa shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit.

Mirëpo lidhja e tyre nuk është konfirmuar publikisht, ndërkohë reperi vijon që në daljet e tij publike ta quajë bukuroshen, vajzë halle.

Së fundmi, këngëtari ka qenë i ftuar në emisionin “Fun Day”, prej ku me gjestet e tij, konfirmoi se është i lidhur me Rozafën.

Moderatorja e emisionit në fjalë, Fatma Methasani gjatë intervistës, teksa shfaqej një foto e reperit me vajzën brune, i tha Gentit: “Këtë foton e keni yll, super çift jeni ë…!”

Reagimi i reperit ishte epik. Nga njëra anë ai e ka mohuar të ketë lidhje me Rozafën duke thënë: “Si thu çift, si na nxjerr kshu çift? Çfarë është kjo?”

Nga ana tjetër, ka filluar të qeshë, duke lënë të nënkuptohet që vërtetë është i lidhur me të.

Për më shumë, shikoni videon e mëposhtme…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *