• |
ide | kryesore

“Fitorja me Andorrën një obligim”: Balaj e Uzuni e duan suksesin për tifozët

Sport



Nuk ka shumë kohë, as për të menduar humbjen me Turqinë, në debutimin e kualifikueseve për euro 2020, por edhe për shkarkimin e teknikut Christian Panucci. Të hënën luajmë në transfertë kundër Andorrës dhe është një ndeshje që, pavarësisht se në letër ndaj rivalit më të dobët të Grupit H, merr një rëndësi të vecantë. “Ndeshja me Andorrën është një obligim për ne, kjo nuk do të thotë se është e lehtë. Por aty do të bëjmë çfarë është e mundur të dalim me fitore” deklaroi shkodrani.

Një detyrim suksesi për tifozët dhe gjithë ambjentin kuqezi, sepse të njëjtin mendim me Bekim Balaj ndan edhe Myrto Uzuni, dy lojtarët që kishin në këmbë mundësitë për të ndryshuar fatin e ndeshjes me Turqinë: “Nuk ka mbaruar asgjë. E kemi detyrim tani të fitojmë në Turqi”

Në fakt, në një analizë të shpejtë për 90 minutat humbëse me turqit, sulmuesi shkodran ka dashur të evidentojë gjërat positive që ka bërë skuadra. Vetëm se në fund ai që vlen është rezultati dhe ai e ka bërë Shqipërinë ta ketë ndeshjen e të hënës vendimtare, për shpresat e vakëta për kualfikim: “Në turet eliminatore llogaritë bëhen me pikë dhe ndeshja vlejti tre pikë, pak rëndësi ka historia se si e kemi nis, po të shohim historinë ndoshta më mirë që humbëm, sepse një herë jemi kualifikuar – tha Balaj -. Humbja sigurisht na penalizon, por rrugëtimi është i gjatë dhe ky ekip ka treguar që edhe në ndeshje direkte ndaj Turqisë kemi arrit të fitojmë në fushën e tyre. Pse jo mos të fitojmë në Turqi dhe kundër ekipeve që kemi në grup”.

Në pankinë kundër Andorrës do të jetë për herë të parë një trajner shqiptar, që nuk ndodhte nga 2002 kur Sulejman Demollari u shkarkua pikërisht pas humbjes me Andorrën, që iu gëzua fitores së parë në historinë e tyre: “Ne luajmë për Shqipërinë dhe respektojmë çdo trajner që vjen këtu – vlerësoi Uzuni -. Jam i gatshëm të luaj kudo për këtë fanellë. Edhe te Lokomotiva kam luajtur në krahë dhe në majë të sulmit.”

Kuqezinjtë kanë zhvilluar paradite seancën e vetme stërvitore nën drejtimin e dyshes Sulejman Mema dhe Ervin Bulku, por ajo që është e rëndësishme është, të ngrihen sa më shpejt psikologjiksht nga tronditja që ka pësuar i gjithë ambjenti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *