• |
ide | kryesore

Oferta e Ramës për opozitën, si tallje me shqiptarët

1, Ide



Në krizat politike nuk janë të panjohura ato propozime që bëhen jo për të dhënë zgjidhje, por për të kaluar lumin propagandistik të ditës. Një të tillë ka prodhuar Edi Rama, në mitingun që pasoi kongresin e PS-së. Përmbledhtas kryeministri propozoi ndryshimin e kodit zgjedhor në mënyre konsensuale me mandatdjegurit, ashpërsimin e ligjeve për blerjen e votës dhe testimin e votimit elektronik, si garanci që opozita të futet në zgjedhje lokale.

Pastaj, ka shtuar ai, nëse Luli dhe Monika fitojnë qoftë edhe një bashki më shumë në 30 qershor, unë do t’u ofroj si dhuratë zgjedhjet e parakohshne.

Kjo ofertë nuk është aspak më shumë se një tallje për atë palë që po kërkon largimin e Ramës dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Arnime të tilla Basha i provoi në marrëveshjen e 18 majit dhe ai e kuptoi i fundit, atë që të gjithë shqiptarët e dinin që më parë; se kompromisi për një betejë të ndershme nuk vendoset nga kolltuqet që zë në qeveri, por nga neutralizimi i pushtetit okult të Dakos dhe Avdylajve, nga prerja e parave që hedhin oligarkët, nga balancimi i mediave të mëdha që i shërbejnë pushtetit.

Por, pavarësisht nga kjo, le të imagjinonim për një çast, se i gënjyer sërisht apo i blerë nga Rama, Basha e pranonte këtë ofertë. Le ta shfrenonim fantazinë dhe të besonim se ndryshimet ligjore kryeheshin, se opozita futej në zgjedhje lokale të ndershme madje fitonte edhe një bashki më tepër.

Le ta shpinim logjikën në ekstrem dhe të përfytyronin se Rama do të bëhej ëngjëll, do ta mbante premtimin për zgjedhje të parakohshme dhe në fund, pas humbjes në to, do ta dorëzonte pushtetin.

Pra le të ëndërrojmë të paëndërrueshmen dhe pas saj të ngremë pyetjen: po shumica e shqiptarëve çfarë do të fitonin?

Ne këtë film e kemi parë, këtë histori e kemi lexuar pafundësisht.

Ne nuk kemi asnjë dyshim se banditët dhe oligarkët do të rendnin tek paradhoma e Lulit, se TV Klani do të merrte kthesën e radhës e do të rikthehej si pushkë e PD-së, se Viktoria Invest, Fusha apo Salillari do të vazhdonin të gëlltisnin punët publike.    

Pra thjeshtë dhe si gjithmonë, edhe nëse në rastin më të mirë do të kishim rotacion, as nuk do duhej të shpresonim për ndryshim.

Prandaj kjo na kthen sërisht tek akti radikal i opozitës për djegien e mandateve dhe daljen nga sistemi. Po të ishte thjeshtë një lëvizje që do të këmbente karrigen e Bashës me të Ramës, ajo nuk do të kishte pikë kuptimi.

Propozimet e saj për largimin e kryerilindasit dhe qeverinë tranzitore, do të ishin shterp nëse ato katandiseshin në një ndryshim pushteti.

Ato kanë vlerë, jo nëse rrëzojnë Ramën, por nëse shërbejnë për të varrosur modelin e tij, jo nëse prodhojnë një qeveri kalimtare, por një kabinet afatgjatë teknicienësh që duhet të ketë një hartë rruge të përcaktuar mirë.

Kjo qeveri e krijuar me konsensus, duhet të ketë sa më pak ndikim dhe frymë politike. Ajo duhet t’i ngjajë, pak a shumë, qeverive italiane që pasuan krizën financiare dhe shembjen e Berluskonit (edhe ai kishte fituar me vota).

Ajo duhet të ketë qëllimin primar shpëtimin e asaj që mund të shpëtohet nga reforma e përdhosur në drejtësi. Nëse kjo kauzë e përshëndetur nga shumica e shqiptarëve degjeneroi rrugës, nga korruptimi që asaj i bëri një pushtet arbitrar që po vendos ngado njerëzit e tij, ajo shumë shpejt do të rezultojë si dështim i pakthyeshëm. Prandaj, për sa kohë të gjitha institucionet e saj të fillojnë të vihen në punë, në krye të ekzekutivit duhet të jenë teknicienë neutralë, sepse një pushtet personal, qoftë socialist qoftë demokrat, e varros atë. Për hir të kësaj fabule, që u pikturua me ngjyrat e një revolucioni, ia vlen sakrifikimi i çdo emri të përveçëm.      

Kjo qeveri teknike, por jo shumë e përkohshme, duhet të hartojë një paketë antioligarkë, jo vetëm duke bërë të mundur prerjen e lidhjeve korruptive dhe miqësore që e gjithë klasa politike ka me më të pasurit e këtij vendi, por edhe duke studiuar e më pas neutralizuar të gjitha hapsirat ligjore përmes të cilave ata kanë përfituar deri më tani.

Kësaj qeverie teknike duhet t’i jepet koha e nevojshme për të skicuar arkitekturën e një republike të re, ku asnjë kryeministër të mos jetë kaq i ploftuqishëm sa sot, ku liderët e partive të mos kenë monopolin e listave të mbyllura, ku të mos pengohet me kleçka ligjore hyrja në kuvend e forcave të reja, ku parlamenti të fitojë më tepër pushtet ndaj shefit të ekzekutivit.  

Vetëm pas këtij tërmeti që nuk kryhet në mënyrë blic, akti i djegies së mandateve dhe i daljes nga sistemi do të kishte kuptim.

Vetëm në këtë mënyrë, të gjithë ata që e kanë mbështetur atë, mund ta ngrinin ballëlartë pyetjen: A nuk ia vlen sakrifikimi i një emri të vetëm, qoftë ky edhe Edi Rama, përpara gjithë këtij transformimi?

Opozita nuk ka rrugë tjetër për t’i dhënë kredibilitet pretendimeve të saj ekstreme.

Dhe në një farë mënyre, këtë ia konfirmoi edhe vetë kryeministri me ofertën që i bëri nga kongresi. Ai nuk doli dot nga roli i dallaveraxhiut meskin, që s’ka ç’propzon më tepër sesa një pazar brenda pallatit.

Ai s’ka model të ndryshëm përpos atij të disa lëshimeve të vogla, nga të cilat, në rastin më të mirë fiton vetë dhe në rastin më të keq fiton Luli.

Sepse pas 21 vjetësh pa ndërprerje në pushtet, Edi Rama ka harruar të ofrojë zgjidhje që e lënë atë jashtë tepsisë. Kjo është thembra e tij e Akilit dhe prandaj ai duhet luftuar me modelin e një sistemi që e bën të pamundur rilindjen e monstrave të tilla.

©Lapsi.al



23 Comments

  1. Po qa mereni o Bushat me ate idjot politik, nje njeri qe i duket vetja qe ka edhe rubinetin e ajrit per ket popull e qar diskutojm me ket funderrin e funderrinave.

    1. nese vetingun ne drejtesi e beri evropa dhe rezultuan thuajse te gjith te korruptuar vetingu ne politik i takon ta beje vet popullit me vote ,,duke shembur ket politik ligje dhe ligjvenes 1 shekullore qe sollen kete tragjedi ekstreme shqiptare per 1 shekull,,ska me nxenesit qe kaluan te njejten shkolle nuk kan formimin moral kulturore shkencore dhe praktik per te na ullhequr neve ,raliteti faktet ne mendjen e sejcilit shqiptare i sjellin ne kujtes historin ,me kete klase politike ,politikat reformat ligjet premtimet mashtrimet kostot ngarkesat qe i kan sjelle kombit ,ne formulimin e mendimit plote qe tashme keta kan dalur nga kuptimi,i pergjegjsive dhe detyrimeve mbi ne por kan hyre ne rrugen e perfitimit nga nge ,permes pushtetit si te padrejte me standarte te dyfishta, ku ne njeren platforme si ideologji paraqiten ne menyren me te drejte, dhe si praktike ne menyren me ekstreme dhe cnjerzore, keta po na cojne gjitheve drejt mosbindjes dhe vetflijimit ,arsyet dhe shkaqet padrejtesia sistem jete ne veprim po na grabiten pasurit te drejtat e ardhmja,,keta me ralitetin qe kan sjellur gjith shqiptaret kudo jan po i fusin ne analiz te thelle unitet mendimi dhe veprimi ,per tu thene njezeri jo ju nuk meritoni per te qene shteti jone drejtuesit tane te keni pergjegjsin amanet mbi ne perfaqsim mbi ne sepse sejcilin ne vecanti dhe gjitheve ne pergjithesi ,perfaqsuesi jone eshte zgjillesi i problemeve tona,njeriu qe per gjitha veprimet qe ben qe kan lillje me ne na pyet ne si popull ju nuk na pyetet asnjehere moret borxhe ne emrin tone pa nevoj grabitet prona bet marrveshje kunder interesave tona me tjeret shpopullut vendin ,ne qe su pyetem qe jemi te zotet e trojeve kemi te drejten qe padrejtesin ta refuzojme,,sepse tashme padrejtesia ka hyr ne sistem ,ju te gjitheve ju provuam per nje shekull dhe llat rendimentin gjitha te keqiat na futet ne rrugen e problemeve pa zgjillje ,ket rrug tashme nuk mund ta durojne pranojne dhe perballojne askush me ,padrejtesi tu behet nuk pranoni as ju vet se menjehere do thoni ku eshte e drejta ime,sejcili vec e vec kerkon te drejten e vet ,dhe padrejtesi nuk pranon ti behet,,ne baze te keti natyraliteti njerzore eshte domosdoshmeri qe e drejta ne parim dhe veprim te jene dhe jepet te gjitheve ,kjo eshte e verteta ligji qe nuk perjashton dhe ju jep krenarin gjitheve me mundesi te gjithaneshme duke vendosur sejcilin ne vendin qe meriton ,sipas nivelit aftesis vleres qe ka,nezse ne duAM VERTET TE VEM DREJTESIN DREJTESI KA VETEM NJE E KJO ESHTE E VERTETA E PASTERT ME LIGJE TE SAJE QE FETARISHT SHKENcERISHT DHE PRAKTIKISHT NJE POPULL NGA ERRESIRA E NXJERR NE DRIT NGA RRUGA PROBLEMEVE PA ZGJILLJE E FUT NE RRUGEN E ZGJILLJEVE PA PROBLEME NGA NJERZ TE ANTIVLERES SHKATRRIMIT INJORANcES SJELL NJEREZ TE VLERES DREJT HUMAN TE NDERSHEM QE MBAJN DREJTESI HAK,JU FTOJ ZOTERINJE POLITIKAN TE VLERSONI RALITETIN NDANI PROBLEMET DHE PRANONI ZGJILLJET LARGOHUNI MENJEHERE NGA PADREJTESIA NJE RRUG QE FUNDIN E KA NDESHKIM LARGOHUNINGA PROFESIONI QE NUK KENI AFTESIN PER TE PASUR AMANET MBI POPULL PERDERI SA NUK JENI FETARISHT SHKENcERISHT DHE PRAKTIKISHT TE AFTE ,PER TE KRYER PERGJEGJSIT MBI NE,KY POPULL KA NEVOJE PER PAJTIM ,ZGJILLJE NORMALITET JO MASHTRIME ZHVATJE SHKATRRIM ,JU FTOJ TE GJITHEVE SI QYTETARE I KETI VENDI ME PRONA TE GRABITURA DHE TE ARDHME TE GRABITUR ME TE VETMEN PASURI TE DUKSHME LIGJORE NJE KART IDENTITETI ,KU PER RESPEKTIN DHE MUNDESIT QE NA KENI HAPUR NE BOTE MBETET KARTE NENSHTRIMI DHE INJORIMI MBASI ,NUK KENI MUNDESUAR ASGJE PER NE ,KJO ISHTE VLERA E SISTEMEVE POLITIKAVE LIGJEVE DHE ULLTARET NE SHKOLLEN E KETI FORMIMI PER 1 SHEKULL NE VENDIN TIM,KY ESHTE MENDIMI IM I LIRE PER JETEN QE KALOVA NE KETE VEND TE BEGATUAR NGA ZOTI DHE SHKALLMUAR PADREJTESISHT NGA ROBI MASHTRUES KRIMINEL HAJDUT QE PERPIQET QE TJERVE TU BEJE LEKSION MBI TE DREJTAT LIRIT DHE JAP TE DREJTA E MBAJN DREJTESI

  2. Mire e ben qe tallet o bushat kllufi se as lulzimi as mona nuk inspirojne askend. nuk mund te krijohet dicka e re me miell te vjeter. e reja do figura te reja dhe te tilla spo shohim

  3. Mua Rama me ka zhgenjyer me premtimet e pambajtura. Ama ta presesh ndryshimin nga Monika, Likja, Muli apo Paloka, Luli e Strazimiri eshte te vesh kujen. Keta populli i shkelmoi ne 2013, te kthehemi prapa ne kohe serisht? Ska kuptim

  4. Psikopatia e vet do t’ia ktheje shume shpejt permbys tepsine e dashur!
    I destinuar si bretkosa e LaFontenit qe donte te behej sa nje ka!

  5. Andi vetem sa riciklon te njejtin artikull qe i ndryshon titullin. Ka shterur. Sillet perhere si pordha neper breke.

    Sa per sqarim, ka i asrye qe populli i tiranes nuk i shkon prapa protestave te opozites. Arsyeja eshte qe smundet ti shkosh prapa Lulit (pjelle e sales) qe ishte aty ne 21 janar kur u vrane 4 vete dhe spipetiu e shurronte ne breke nga frika se mos Sala e bente synet. njeri pa karakter, pa shtylle kurrizore. Populli i tiranes smund ti besoje nje njeriu qe e morri me stil bashkine e tiranes ne 2011 kur ishte 10 vota prapa po si me magji doli para. Nje njeri i tille ska goje te kerkoje zgjedhje te lira e te ndershme se eshte kulmi i hipokrizise. Keto i sheh populli qytetar i tiranes ndaj rri me mire ne bare e restorante nderkohe qe sheh si i zihen rruget nga protestat e jabanxhinve, bathores dhe ish administrates o Andi, ja kete e shohim dhe e ndjejme perdite ne tiransit po ti ske kurajo ta thuash.
    Per Monen e Ilirit spo flas fare pastaj se duket qe kur hap gojen ca malli eshte. LSI seshte parti po kult.

    1. do me thene ti thua qe je me ate qe rriti ujin 50%, qe nuk la me leje ndertimi per kulla (megjithese premtoi qe nuk do leshonte asnje), per tenderat milionere te rrethimit me hekur te rrugeve e te vjedhurit me rrenje te ujsejellesit, te atyre me tenderin 40 milione Eur per 2 km te nje shoqerie ne off-shore(edhe ajo fallco)…Te kuptoj..

    2. O Lenciqiri i I disa dhjetoreve,qe je trim mer jaaoo,te lumte mer cuno!
      Po zotrrote nga na qenke!?Ho m’re tirona nga keni ardhe ju m’re?Nga Marsi,apo Aferdita!!??
      Or kanutar tirone,keni kulture ju m’re!!
      Care uji i jepni gamorit m’re??

  6. Bushat, nuk para bëj komente në analiza të tilla, por në emër të të gjithë atyre shqiptarëve të lodhur, të frustruar nga kjo politikë e degraduar, dua të të falenderoj dhe të jem mirënjohës për shërbimin që i bën vendit me analizat e tua që shprehin shqetësimin e thellë për drejtimin të cilin ka marrë shqipëria nën drejtimin e një njeri ashtu siç thua ti, një moster jo vetem politike por edhe njerzore. Edhe njëhere, mirënkohje ty, sëbashku me z. Lubonja dhe z. Rakipi.

  7. OK Bushat.
    Thu: kjo qe thote Sharlatani I radhes edhe sikur te ndodhte,
    Do na kthente sërisht tek akti i opozites mavi tani i djegies se mandateve dhe daljen nga sistemi,
    do të ishte thjeshtë një lëvizje që do të këmbente ne Fron vetem Sharlatanin e radhes, do një rotation dejavu pushteti.

    Në duam o kanë vlerë, jo të rrëzojmë thjeshtë Ramën, por të varrosim modelin tiranik.

    Kjo eshte puna një kabinet teknicienësh që duhet të ketë perpara një Timo& hartë ‘rruge&syninesh’ të mirepërcaktuar.
    Pra shqiptarët nuk I mashtron dot as rama, as luli, as rama-luli, sado te betohet: te dy keta Jane te thirrur te punojne pamedyshje per kete. Duket se rama ende ben kokemushken: Po luan inatcor Teatrin Romeo&zhuljeta, hall, po ka Hall mbi Hall.
    Sakte Bushat:
    SHQIPËRIA Kerkon te
    Crrenjose ket system 3o vjecar që nuk Ben veç pjell -rilind Monstren dykrenore Blu- MAVI,
    Kellirat romeo-zhuljet qe mbajne njeratjetren duke trembur delet me ‘Gogolin tjetër’ (Fajin e ka saliu, erdhi saliu !….)

    Sa deleve te zgjebura arriti t’u hedhe trute e Gomorit, Buzebardhi yne Botnor PPP (pervers-pushtPiktori),
    a xheba?!.

    Pritet qe Opozita te ngreje ceshtjen e buxhetit te Kellire-Teatrit.

  8. Bushati flet sikur rama ta kishte betejen me shqiparet, nderkohe qe ai e ka thjesht me lulin , d.m.th si tja mbyll gojen prap ketij pacavurje, se per shqiptaret ka kush mendon. Mendojne avdylajt, bajrat, capet etj. Kane 6 vjet qe i mbushin thesat vetem per shqiptaret. Rilindje 2021!

  9. Bushati sapo caktoi piketakimin e ri me opoziten. Qeveri teknike afatgjate. Shpresoj qe ne ditet ne vazhdim te permende emra ministrash teknike qe mund ti lija qofte dhe 10 mije leke pa friken qe mi vjedhin. Ne pritje te sinqerte!

  10. Po mire mor bushat djali nga ti gjejme kto teknicienet e kulluar dhe cfare perfaqesojne keta?? Kemi zgjedhur nje sistem te tille me zgjedhje dhe se ndryshojme dot ose ta leme te na e beje qeverine gjermani ose amerikani se shqiptar te kulluar nuk gjejme dot duke filluar te ty i pari. Populli shqiptar keta politikej ka prodhuar dhe me kete vaj do kavardisemi. Kush nuk ka bythe te provohet ne zgjedhje aty le te rrije. Nqs shesim voten po ne shqiptaret e shesim, po shqiptaret e blejne, kriminaliteti eshte i yni, oligarkia e jona. Avdulajt kane qene me pd tani jane me ps neser do behen me lsi. Te gjithe i kan bere tel sepse ne komunitetin ku ato jane cdo shpi e ka nga nje te forte dhe kur del ne fushate ose do i takosh ose do ti marre tjetri. Ci thua kesaj ti bushat e zgjidh dot???

  11. Analize pergjithesisht e sakte per mendimin tim. Nuk ka asnje vlere ndryshimi i kryeministrit nese nuk ndryshohet sistemi. Ndryshimi duhet te konsistoje pikerisht ne ato qe thote Bushati, pra nje ndryshim i te berit politike dhe ndryshime ne aspektin social. Per dy gjera nuk bie plotesisht dakord, se pari mendoj se me nje qeveri teknicienesh, megjithese do ishte shume e nevojshme, nuk do arriheshin shume gjera per arsyen e thjeshte se veshtire se japin maksimumin ne nje vend me politikane te tille. Pra thjesht nuk e mendoj shume te suksesshme dhe se dyti tek e ashtuquajtura reforme ne drejtesi per te cilen kam patur qe ne fillim idene se me shume se nje reforme,, eshte nje uzurpim me ligj i drejtesise. Fatkeqesisht parashikimi im doli i sakte. Drejetsia eshte ne diten e saj me te zeze qe pas vitit 1991

  12. Nuk heq dot dorë Bushati nga lufta kundër kapitalizmit.

    Për te janë njëlloj si kapitalizmi mafioz i drogës së Ramës, edhe kapitalizmi demokratik i mbështetur në shtetin ligjor.

    Boll o Bushat me sikure e me dëshirën për të kthyer sistemin komunist në Shqipëri !
    Hiqe nga mendja një herë e përgjithmonë sistemin e ish Byrosë politike të PPSH.
    Ajo kohë ka perënduar përgjithmonë për Shqipërinë.

    Vërtetë që një pjesë e biznesmenëve të mëdhej që bashkëpunojnë sot në mënyre korruptive me Ramën, kanë bashkëpunuar edhe me qeverinë Berisha, por ndonjë biznesmen si Ulaj p.sh., nuk guxonte që të sajonte firma fantazmë të lidhura me parajsën fiskale.

    Ka 6 vjet që qeveris Rama e nuk ka përfunduar asnjë projekt të nivelit kombëtar e veç premton se do të bëjë mrekullitë në të ardhmen.
    Pati premtuar Berisha që do të ndërtojë rrugë e hidrocentrale , por ama u realizuan.
    Nuk ka sepse të harojmë se deri në vitin 2006, në të gjitha qytetet e Shqipërisë, lere më fshatrat, energjia elektrike e uji i pijshëm ishin me orar, e shumta 4-5 orë në ditë.
    Po si e haruat o të uruar shqiptarë që në të gjitha qytetet çatitë ishin të mbushura me fuçi deposh uji e në rrugët dëgjoheshin zhurmat shurdhuese e ndihej era e tymit të naftës së gjeneratorëve elektrikë ?
    Mbrenda dy viteve pasi erdhi në pushtet Berisha, kjo gjendje ndryshoi

  13. Ne radhe te pare dua t’ju them nje bravo per analizen qe keni bere z.Bushati .

    Mire ki i gjati ine qe e bastardoje dhe kerkon ta mbaje ne status quo kete vend , por ajo qe me bene pershtypje mua eshte qe z.Basha nuk ka akoma nje strategji , nje program dhe ecen kuturu qi qeni pavllovit . Ai akoma nuk e ka kuptuar se ç’ka bere dhe akoma nuk e dine se ç’kerkon . Une kame idene se edhe z.Basha eshte i dyzuar , nga njera ane edhe ai si Ram Kadriu kerkon per kete vend nje status quo por me kusht qe te udheheq vete dhe nga ana tjeter ka persionin e militantevete tij te stufatur dhe te popullit te superstufatur qe kerkojne ndryshime rrenjesore ne çdo fushte te jetes dhe sidiomos tju heq politikaneve dhe mbi te gjitha kryetareve te partive privilegjet e pamerituara qe i bene ata te ndjehen pashallare ne nje sistem demokratik .
    Ne radhe te pare qe z.Basha te tregoje se e ka seriozisht dhe mbi te gjitha e ka per te miren e vendit duhet qe te gjithe keshilltaret opozitar dhe kryetaret e bashkive te bejne doreheqje ne bllok .Nese nuk jep efekt atehere te kalohet ne mosbindje civile dhe po qe e nevojshme edhe dhune derisa ku vend te shkoje ne tilt dhe i gjati ine te dorzohet dhe te ulet ne tavoline pa kushte , nese nuk eshte arrtisur deri atehere .

    Ne kete tavoline duhet te merren vendime qe te behen ndryshime rrenjesore ne sistemin zgjedhor , ne menyren e votimit dhe te numerimit te votave si dhe kush do ta drejtoje proçesin zgjedhor . Duhet te behen ndryshime ne sistemin kushtetues , ne drejtesi , arsim , shendetesi , polici dhe ne çdo fushte tjeter me rendesi , por sidomos te gjehet nje zgjidhje per te luftuar pa kompromis korrupsionin galopant qe e ka mberthyer dhe po i merr frymen ketij vendi . Dhe mbasi te merren keto vendime te fillohet me Vetingje ne te gjitha fushat por ne radhe te pare Vetingun politik dhe pastaj me strategjite e luftes ndaj korrupsionit .

    Qe ketij populli dhe ketij vendi ti shkoje shpirti ne vend dhe te ndjehet zot ne vende te tij duhet qe kjo kaste politikanesh te zhduket . Por duke pare qe eshte e pamundur te zhduket totalisht , atehere te filloje menjehere Vetingu per ta , ne kete menyre te pakten gjysma e tyre do zhduket .

    Shkaku i çdo semundje eshte korrupsioni prandaj duhen ligje te posaçme per nje luft pa kompromis kunder korrupsionit qe ka infektuar çdo qelize te kesaj shoqerie deri ne degradim dhe degjenerim total te kesaj shoqerie .
    Efekti i pare qe sjell korrupsionin jane zgjedhjet jo lira dhe jo ndershme .
    Edhe nese vihet me ligj votimi dhe numerimi elektronik , prap ekziston mundesia e manipulimit te tyre nepermjet blerjes se votes . Per ti dhene nje zgjidhje kesaj dileme une do te hidhja nje teori bixarre . Duke ditur se shkaku kryesor i çdo korrupsioni dhe gjithçkaje te pandereshmne ne kete vend e kane zanafillen tek zgjedhjet , atehere po sikur per nje fare kohe zgjedhjet te behen çdo vit ose maximalisht njehere ne dy vjet nuk do ishte me mire? Asnje politikani apo partie politike nuk do ti leverdiste te paguante sepse koha per ti rikuperuar ato leke te hedhura nuk do ti mjaftonte dhe rrjedhimisht zgjedhjet do ishin te ndershme dhe te pranueshme dhe korrupsioni do te merrte nje goditje te forte qe ne nisje.

    Nese lexojme relacionet e pervitshme te KLSH-se , del se çdo vit abuzohet mesatarisht nga 800-1.200 milion euro , pra ne kater vjet mesatarisht 4 miliard euro vidhen .
    Une do hidhja nje teori bixarre . A nuk do ishte me mire sikur 140 deputeteve dhe atyre 61 kryetar bashkish tu jepej me ligj 1.000.000 euro secilit per çdo mandat te fituar me kusht qe nuk do te vidhnin me ? Difernca(qari) per popullin eshte gati 3.8 miliard euro per çdo mandat (4 vjet) ose ½ e buxhetit tone. Paradoksale por e leverdisshme apo jo?

    Por qe te luftosh korrupsionin duhet qe drejtesia te spastrohet totalisht dhe jo njeri e kalon vetingun dhe tjetri jo kur ne realitet kane bere te njejtin vjedhje. Keta palaço te drejtesise nuk arrijne te justifikojne dot pasurine qe vete kane deklaruar, vajmedet te justifikojne ate te padeklaruarin qe eshte gati 1000 fish .
    Sipas Birn ne llogaritjen e pasurise ketyre gjobvenesve te drejtesise nuk ju eshte marre parasysh as edhe minimumi jetik se ndryshe vetem 1 ne 48 do ta kalonte vetingun .
    A e imagjinoni dot nje nje prokuror ne vitet 1998 te kete jetuar me 2000 te vjetra ne dite dhe sot me 5000 leke te vjetra ne dite? Kur ne fakt ketyre rroga nuk do ju mjaftonte as vetem per xhelin qe vene çdo dite ne koke , pa le pastaj kostumet e tyre qe ju kushtojne sa per nje vite rroge, pa permendur villat dhe llogarite bankare te tyre .
    Edhe ne kete rast do hidhja nje teori bixarre . Pse nuk i hiqni te gjithe? Kur te gjithe ne e dime me siguri apsolute qe jane te superkorruptuar dhe faktet e vertetojne mese miri? Pse mos ti zevendesoni me te rinj te paperfolur (si financiarisht ashtu edhe politikisht) dhe njekohesisht shume por shume te kontrollueshem (financiarisht) ?

    Ti jepet arsimit nje perparesi e veçante dhe duhet bere nje ligj i ri nga specialistet e fushes dhe jo nga minstrat idiot . Eliminoi te gjitha shkollat private dhe ato me korrespondence se jane bere vater injorance dhe hajdute te liçensuar .
    Nje thenie e Konfucit thote : Nese done te dish se a do mbijetoje nje popull per nje vit , shko e shiko se çfare ka mbjelle ne ara por nese do te dish nese nje popull apo komb do te mbijetoje per nje shekull shko e shiko se çfare arsimi ka ngritur .

    Policia (ose me sakt kriminelet me uniforme) qe ne rastin me te mire nese nuk jane kriminela jane hajdut me çizme dhe duhen te zevendesohen me çuna dhe goca te reja .

    Te behen ndryshime ligjore dhe ligje te reja per nje riorganizim te ri te sistemit shendetesor . Te zhduken te gjitha konçensionet qe i moren frymen popullit . Ti jepet nje mundesi fakir fukarait apo pensionistit te shkret qe kur te shkoj ne keto spitale te kuptoj se ka akoma njerez qe i duan dhe ai eshte Shteti .

    Te permiresohet ligji i prokurorimeve publike dhe te behen ndryshime ligjore per ndalimin e pjesemarrjes ne tendera te kompanive Offshore . Te ndalohen me ligj PPP-te dhe konçensionet me efekt me te madh sesa mandati i nje qeverie . Ne rast se konçensionet apo PPP-te jane te domosdoshme dhe ne interes te vendit dhe popullit atehere ky vendim ose te merret me referendum ose nga parlamenti por me nje kusht qe perveçe votave te maxhorances (ne fuqi) te votoje pro saj minimalisht edhe 20 % e deputeteve te opozites , me pak fjale te jete nje marreveshje reciproke e gjithe politikes ne interest e vendit .

    Nder ligjet me kryesore ne luften ndaj korrupsionit duhet bere me patjeter ne sistemin e pagave . Te dyfishohen rrogat e buxhetoreve dhe pergjysmohet numri i punonjesve te tyre(jo me shume se 80 mije punonjes shteteror) . Te rritet minimalisht deri ne 350.000 leke te vjetra rroga minimale . Te nxirret me patjeter minimum i domosdoshem jetik . Te eliminohet gjoja ndihma ekonomike dhe ti jepet minimumi jetik çdo personi qe i takon .

    Te zbatohet statusi i nenpunesit civil dhe çdo kryetar i ri te heq e te veje ke te doje .
    Te vendoset me ligj nje per nje per çdo bashki numri i tyre i punonjesve . Mos tu lihet ne dore ketyre satrapeve(kryetareve) te Bashkive numri i punonjesve , sepse i kane kthyer Bashkite ne maxi kooperativa dhe çerdhe pertacish qe sherbejne vetm per vota dhe jo per pune . Po ju jap shembuj(pa permend emra) , ne nje bashki ku se bashku me pese komunat kishte te punesuar gjithese 120 vete tani ka me shume se 450 vete . Ndersa ne nje bashki tjeter qe me pare kishte 800 punonjes sot ka mbi 2500 te tille . Dhe rasti me flagrant eshte ai i bashkise tirane qe e ka dyfishuar numrin e punonjesve , shikoni seç ka bere z.veliaj me numrin e punonjesve te ujesjelles- kanalizimeve . De fakto z.Veliaj hyne ne zgjedhje minimalisht me plus 25000-35000 vota vetem nga punesimet . Biles kohet e fundit ka dale nje shprehje per ata qe kerkojne pune neper bashki te ndryshme , nuk thone duam pune por ma shkruaj edhe mua emrin ne bordero .

    Dhe ne fund , te behen ndryshime ligjore qe per nje afat te caktuar kohor qe ti jepet perparesi totale Bujqesise , Turizmit (Agro-Turizmit) dhe Nentokes . Ti jepet perparesi firmave prodhuese dhe jo atyre te sherbimit , me pak fjale ti jepet perparesi atyre qe mbushin arken e shtetit dhe jo atyre qe si shushunjat jetojne nga arka e shtetit .

    P.S. Te mira apo te gabuara , bixarre apo jo , keto jane mendimet e mia per klasen politike dhe sidomos per z.Rama dhe z.Basha . Nese te gjithe veme nje tulle(tullen qe na takon) ne murin e kesj demokracie qe duam te ndertojme me siguri qe ky mur do ti rezistoje kohes dhe do ti sherbeje per mire vedit . Kushdo nga ju mund ta permiresoje duke dhene mendimet dhe idete e tija , kushdo nga ju mund te veje tullen e tij . Respekte te gjithe Shqiptareve kudo ku jane , pa dallim feje , krahine apo Ideje . TUNG

    1. Sqarim
      Te zbatohet statusi i nenpunesit civil ne menyre qe çdo kryetar i ri te mos heq e te mos veje ke te doje.

  14. O Bushat po ti nuk e kupto qe Edi Rama ne ate oferte ose fjalim tall bythen me Lul Bashen,Moniken,Ilir Meten dhe ju analistet dhe portalet e Shkelzen Sali Berishes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *