• |
ide | kryesore

De Laurentiis po e rrethon Ancelottin me emrin e Napolit…

Sport



“Një Napoli me imazhin e Ançelotit”: kjo është idea e planeve të Aurelio De Laurentisit për zhvillimin e klubit të tij, sipas Corriere del Mezzogiorno. E pandashme lidhja me trajnerin nga Rexhiolo, që konsiderohet një pikë e fortë në projektin dhe një biletë shumë e mirë vizite në fushën ndërkombëtare, duke parë karrierën e tij të shkëlqyer. De Laurentis ka ngritur një strategji për të lidhur gjithmonë e më shumë Ançelotin dhe “intuitën” e tij me Napolin. Presidenti është duke modeluar Napolin rreth trajnerit, duke krijuar një resurs për të bërë të mundur rritjen e klubit.

Presidenti napoletan ka zhvilluar një mbledhje të rëndësishme në Kastel Volturno me drejtuesit e klubit dhe Ançelotin, aty ku është diskutuar rritja tregtare e klubit, rruga që duhet përshkruar për sponsorizime të reja dhe të pasura, mënyra më e shpejtë për të bërë të mundur rritjen e faturimeve në klub. Në mbledhjen e zhvilluar të enjten ishte e pranishme dhe Serena Salvione, shpirti ndërkombëtar i marketingut të klubit, në shpalljen e ideve, por dhe të objektivave për të markuar brandin pikërisht rreth figurës së Ançelotit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *