• |
ide | kryesore

Edoardo Reja, kush është njeriu që mund të ulet në pankinën e Shqipërisë…!

Sport



Dështimi me Christian Panucci, një ish-lojtar i madh që kërkonte të bënte përpara në profesionin e trajningut, ka bërë që tashmë për të ngritur në këmëb një strukturë të rrëzuar të hidhen sytë drejt eksperiencës. E në këtë pikë, 73 vjecari Edoardo Reja, që ka qenë present në tribunën e Loro Boricit për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Turqi, ka eksperiencë për të shitur. 36 vjet në detyrë, nga 1980 kur debutoi në pankinën e Molinella e deri në 2016 kur mbylli eksperiencën me Atalanta. Natyrisht kulmi për teknikun ka qenë drejtimi i Lazios, por duhet për mendur fakti që prej 3 vjetësh është në inaktivitet…

I lindur në Lucinico, nga një familje me origjinë sllovene, u përfshi që i vogël në rradhët e SPAL. Debutoi shumë i ri në Serie A e, së bashku me shokë skuadre me Fabio Capello, Luigi Pasetti e Adriano Zanier fitoi, në 1965, Kampionatain e moshave. Në karrierë si futbollist, që zgjati nga 1963 në 1977, përvec SPAL, veshi fanellën e Palermos, Alessandria e Beneventos me të cilët mbylli karrierën si lojtar.

Duke nisur nga 1979 Reja nisi aventurën e gjatë si trajner, që e coin ë një rrugëtim mes skuadrave të shumta të drejtuara në nivele të ulëta, deri kur arriti në Serie B me Pescara në sezonin 1989-1990, duke marrë vendin e të shkarkuarit Ilario Castagner.

Ka arritur katër promocione në Serie A: e para me Brescia në 1997, e dyta me Vicenza në 2000, e treta me Cagliari në 2004 dhe e katërta me Napoli në 2007. Arritjen më të madhe e ka si trajner i Lazios, kur në 10 shkurt 2010, pasoi të shkarkuarin Davide Ballardini, duke zgjidhur kontratën me consensus me kroatët e Hajduk Split. Në sezonin e dytë në krye të bardhekaltërve, e renditi Lazio në vendin e pestë, duke e kualifikuar në Europa League me 66 pikë. Rikthehet në Romë, me Lazion në 4 janar 2014 pas shkarkimit të Vladimir Petković, por në 12 qershor 2014 vendosi të largohet, pasi e renditi skuadrën në vendin e nëntë me 56 pikë (nga të cilat 36 pikë të bëra në 21 ndeshje).

2015-16 ishte sezoni i fundit në detyrë për Reja, që udhëhoqi Atalantën, përpara se të anunconte tërheqjen nga sporti në verën e 2017. Por tashmë, një detyrë e re, një pankinë kombëtare, sic duket I ka kthyer dëshirën për tu rikthyer edhe një herë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *