• |
ide | kryesore

Hileja e Pep: “Shpenzon 100 milionë euro e sheiku rrit çmimin e naftës”

Sport

Dhoma Investigative e Uefa në ditët e kaluara ka hapur një hetim kundër Manchester City për dhunimin e mundshëm të Fair Play Financiar. E deklaratat e lëshuara nga Uli Hoeness, president i Bayern Mynih, nuk është se i ndihmojnë anglezët: “Guardiola më ka rrëfyer se cfarë ndodh kur dëshiron një lojtar prej 100 milionë euro: i tregon një video sheikut Mansur bin Zayd Al Nahyan (pronar i City) që ditën pasuese rrit cmimin e naftës me disa të mijëtat e euros e rekuperon gjitha paratë e shpenzuara”.


Guardiola i ka shpjeguar gjithashtu presidentit të Bayern edhe si funksionon takimi direkt mes tij dhe sheikut: “Ka një banket luksos, në të cilin shihen videot e përgatitura nga Pep e pastaj sheiku transferon fondet që duhen për të kompletuar transferimin”. Hoeness nuk ka ngurruar të shtojë dozat e helmit: “Jam krenar me faktin që për gjëra të tilla nuk marrim borxhe, por i tërheqim paratë nga llogaria bankare”.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu