• |
ide | kryesore

“Jam djali yt i nëntë”: Maradonës i zgjerohet akoma familja

Sport



Vetëm dy javë më parë dolën në skenë tre fëmijë të rinj që e rritën numrin e fëmijë të Diego Armando Maradonës në 8, por nga Argjentina vjen një lajm që mund të saktësojë llogarinë, me një djalë më shumë. Santiago Lara, një 18 vjecar nga La Plata, kk shpjeguar në tv se “Për mua im atë do të jetë gjithnjë Marcelo Lara, por nga ajo që kam kuptuar e më kanë shpjeguar, babai im i vërtetë është Diego Maradona”.

Fjalët e djaloshit në “Nosotros a la manana” kanë bërë zhurmë në Argjentinë, por për momentin, mbetet vetëm një hipotezë, duke qenë se nuk është bërë ende testi i ADN-së. Avokati i Lara, Fabian Musto, ka shpjeguar se është duke punuar në këtë drejtim: “Nuk mund të them asgjë të saktë për respekt të figurave të përfshira, por jemi duke nisur një kërkesë ligjore mbi atësinë e tij, janë kushtet e duhura për të vazhduar përpara”.

Historia e Santiago Lara kthehet kështu aktive 14 vjet nga koha kur e ëma, Natalia Garat, nisi cështjen për njohjen e atësisë së të birit nga El Pibe de oro, që u ndërpre më pas për shkak të vdekjes së papritur të gruas. Tani që djali është mazhoren, historia rinisi nga e para: nëse testi i ADN do të konfirmojë atësinë, Maradona do të shkonte në 9 fëmijë (Dalma, Giannina, Diego Junior, Jana, Diego Fernando plùs tre nga Cuba e Santiago) duke iu afruar gjithnjë e më shumë batutës së Giannina “Mbetet pak për të bërë një skuadër futbolli “. Në këtë pikë, Pibe de Oro, mund të bënte trajnerin e “Maradona Team”…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *