• |
ide | kryesore

Kërkohej prej 4 vitesh në Londër, zbulohet se ku fshihej 31-vjeçari

Planet

Ka përfunduar aventura e arratisjes për një 31-vjeçar në Britaninë e Madhe, i cili ndiqej nga drejtësia për më shumë se katër vite. Sipas mediave angleze, në pranga ka rënë Shane O’Brien. Ai dyshohet se në vitin 2015 ka vrarë një person në një klub në Hillingdon të Londrës perëndimore.

Dëshmitarët kanë treguar se viktima është qëlluar 40 herë me thikë në qafë dhe më pas 31-vjeçari, i dyshuar për vrasjen e tij thuhet se është larguar me një avion ‘Charter’ nga Anglia. Drejtësia angleze dy vite më parë vendosi edhe një çmim prej 50 mijë paundësh për ‘kokën e tij’, por pa rezultat pasi nuk i dihej adresa e saktë.

Ai u arrestua në Pragë  të Çekisë në shkurt të 2017, por  kishte dokumente të rreme italiane dhe u lirua para se zyrtarët të zbulonin identitetin e tij të vërtetë.

O’Brien ishte fshehur në Rumani, ndërsa në fotot e publikuara nga policia dukej se 31-vjeçari kishte ndryshuar pamjen e jashtme duke rritur flokët dhe mjekrën, me qëllim që mos të identifikohej si dhe kishte shtuar një tjetër tatuazh në pjesën e shpinës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu