• |
ide | kryesore

Kim dhe Kanye i vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë

Paparazzi, Slider



Pasuria e tyre arrin në miliona dhe të dy po përpiqen që t’u vijnë në ndihmë njerëzve në nevojë.

Të premten Kim Kardashian njoftoi se, do të shisin atletet e markës së Kanye West në stenda të krijuara me karton në trotuar, në disa zona të vendit.

Ajo e publikoi lajmin në Instagram dhe Twitter, ndërsa tha se Kanye dhe Adidas do të bashkojnë forcat për të krijuar sa më shumë stenda që të munden.

Gjithashtu Kim njoftoi se të gjitha të ardhurat do të dhurohen për organizatën kombëtare që lidhet me problemet e shëndetit mendor, në mënyrë që t’u ofrohet një jetë më e mirë njerëzve që kanë këto probleme.

Madje çifti përfshiu edhe fëmijët, të cilët ndihmuan në ndërtimin e stendave, ku u dallua vajza e tyre North dhe mbesa e Kim, Penelope.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *