• |
ide | kryesore

Opozita cakton një tjetër protestë të madhe

Lajme, Të fundit



Pas mbledhjes së Këshillit të Kryetarëve, Partia Demokratike ka vendosur që të thërrasë shqiptarët sërish në një protestë të madhe kundër qeverisë dhe kjo është caktuar të mbahet me 13 prill, ndërsa si kohë është përcaktuar jo paraditja si në protestat e tjera, por pasditja duke nisur nga ora 18:00.

Selia blu dhe aleatët e tjerë opozitarë do të vijojnë gjithashtu rezistencën paralelisht edhe me protesta të tjera në ditët kur Kuvendi do të mbajë seancë plenare.

Kolegji i Kryetarëve u mblodh nga kryedemokrati Lulzim Basha sot në orën 19:00, ndërsa pas diskutimeve u vendos që në muajin prill, qytetarët shqiptarë dhe mbështetësit e opozitës të ftohen sërish në shesh për të kërkuar  zgjedhje të parakohshme dhe krijimin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.



12 Comments

  1. Proteste e njerzeve te lire,qe e duan familjen,respektojne jeten dhe vendin e tyre !Zoti u bekofte dhe ju ndihmofte ne rrugen tuaj drejte se ardhmes pa kete monster kryeminister !

    1. Hahahah protesta e njerzve te lire thot. Dmth ne qe nuk besojm te kjo protest, qenkemi te shtypur dhe pa liri. Ku i gjeni keto perla aman?

  2. Po mor po proteste gjithmone po perse xhanem gjithmone dite shtune?! Apo bojme sikur protestojme e japim i dore qeverise qene Edveriste …… ore Lul Basha po zbrazet Shqipnia, ne 2019 vetem per ikje mendojne njerezia……

  3. Ramen veshtire. Ishalla rrezojne spiropalin te pakte. Ajo e mban peshen e madhe te rilindjes, pas rilindi dhe vete te doganat.

  4. Ne oren 18 sepse ne eresire mund te sulmojne policine pastaj te vrasin vete ndonje nga turma dhe te thone na varau policia. Udhri qe ka dale nga kryesin e PD eshte qe cdo militant duhet te sjelli 4 veta me vete ne miting dhe do ti shenojn emrin te lista e qokave pasi te marrin pushtetin. edhe mua me ftoj njeri qe donte te plotesonte 4 vetat … hahahah hajde miting nga populli hajde, po pse genjeni veten mor te shkrete ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *