• |
ide | kryesore

Panuci mer avionin për Itali. Ja ç’ka thënë pas shkarkimit

Sport



Pas shkarkimit, trajneri Christian Panucci është larguar menjëherë nga Shqipëria. Nga aeroporti “Nënë Tereza”, ai ka dhënë një intervistë për “Top Channel” ku ka treguar edhe prapaskenat e shkarkimit. Panucci pranon se ishte vendim i presidentit të FSHF-së Armand Duka, pas humbjes 2-0 me Turqinë.

“Ishte një vendim i presidentit dhe unë e pranoj. Ka qenë një eksperiencë fantastike dhe falenderoj të gjithë Shqipërinë. Punova në qetësi të plotë falë presidentit Duka, por në fund rezultatet nuk ishin të mira dhe presidenti vendosi që të më largojë. Ishte diçka shumë e rëndësishme që të isha trajner i një kombëtareje, për këtë arsye i detyrohem të gjithëve një faleminderit”, tha Panucci për Top Channel.

I pyetur nëse ishte ky një vendim i drejtë, Panucci është përgjigjur se do ta tregojë koha.

“Shpresoj që ky të jetë një vendim i drejtë, por vetëm koha do ta tregojë”, ka thënë tekniku italian. Ai tha se ka falenderuar të gjithë lojtarët, duke shtuar se ka shumë respekt për të gjithë shqiptarët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *