• |
ide | kryesore

Profecia e Mourinho: “Juventus e Barcellona, do të luani finalen e Champions”

Sport



Mezi pret ta riluajë atë turne Josè Mourinho. Dëshiron të jetë aty për të plotësuar një tabelë taktike stërvitore, për një përplasje Champions League, nga ato që ka luajtur aq shumë, e që ka fituar madjue po aq. E atëherë në intervistën e dhënë për France Press, Mourinho merr shkas nga një pyetje mbi Messi e Cristiano Ronaldo, për ti dhënë rrugë profecisë së tij, për atë që do të ndodhë: “Të gjithë flasin për Ronaldo e Messi, por unë preferoj të flas për Juventus e Barcellona. E di që bota përqendrohet më shumë tek individualitetet, por unë mbetem trajner futbolli e futbolli vazhdon të jetë një sport kolektiv. Juventus e il Barcellona janë dy kandidatet e mëdha për këtë Champions, por janë edhe skuadrat angleze, Ajax e Porto. Kanë më shumë eksperiencë Juventus e Barcellona, kanë talent e një lojtar special për secilën. Normalisht, ku janë këta lojtarë skuadrat përfundojnë të bëhen më të mirat”.

I mungon trofeu më i rëndësishëm europian një speciali të pankinës si Special One: “Shpresoj të kthehem shpejt në garë për Champions, por ndonjëherë, kur je jashtë, duhet të mësosh të fitosh të tjera gjëra. Nëse do mundja të fitoja një Champions të tretë do të ishte spektakolare, por edhe nëse do të fitoja një Europa League të tretë nuk do të ishte keq” përfundoi portugezi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *