• |
ide | kryesore

“Real-Hazard, arrihet akordi”, në Spanjë e Angli publikojnë shifrat

Sport



115 milionë milionë për Chelsea, një kontratë 5 vjecare prej 16.5 milionë euro lojtarit: janë këto shifrat që kanë vënë dakord Eden Hazard e Real Madrid, gati për të sjellë në verën e ardhshme në Santiago Bernabeu mesfushorin e talentuar ofensiv belg.

Për shtypin iberik (‘Ok Diario’) e britaniken (‘Sun’) akordi mes palëve është arritur, falë një bisede direkte të teknikut Zinedine Zidane dhe 28 vjecarit. Tani i takon Florentino Perez të përpiqet të bindë Chelsea.

Kontrata e Hazard me klubin e Abramovich skadon në fund të sezonit të ardhshëm e deri në këtë moment nuk është rinovuar. Në këtë operacion peshon në fakt bllokimi i merkatos së vendosur nga Fifa për klubin londinez (që ndërkohë ka bërë ankimimin) se ka thyer rregullat mbi transferimin e futbollistëve minorenë e kjo mund ta detyrojë Abramovich ta shesë lojtarin për të mos e humbur me parametër zero në qershor 2020: 98 milionë stërlina (115 milionë euro) është kërkesa e Blues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *