• |
ide | kryesore

Roma, grusht të hekurt pas sherrit: Dzeko drejt përjashtimit me Napolin, ndërsa El Shaarawy…

Sport



Fundjava e fundit e kampionatit ishte një kombinim zenkash mes shokëve të skuadrave, që nuk duket se po mbarojnë ende. Nëse Kessie e Biglia ia hodhën me një gjobë, ajo që ndodhi në Ferrara mes Dzeko e El Shaarawy e ka shtyrë Romën të ndërhyjë, duke përdorur grushtin e hekurt. Pas shkarkimit të Di Francesco, klubi verdhekuq i ka besuar Claudio Ranieri për të rregulluar situatën në dhomat e zhveshjes e fjalët e ashpra të teknikut pas humbjes me Spal ishin paralajmërimi i veprimeve të shoqërisë.

Zgjedhje që drejtuesit e Roma kanë ndërmend ti aplikojnë vetëm pas takimit me lojtarët, kur të kthehen pas impenjimeve me kombëtaret, por që sipas Corriere dello Sport do të jenë të forta e simbolike. E përditshmja hipotezon “masa serioze” për sulmuesin italian, ndoshta një gjobë e kripur, duke qenë se një pjesë dënimi mori që në ndeshje, kur u zëvendësua në dhomat e zhveshjes nga Diego Perotti. Ndërkohë, për Dzeko përjashtimi nga formacioni për ndeshjen me Napoli në 31 mars, në një garë që mund të jetë vendimtare për ndjekjen e vendit të katërt (në kohën kur do të mungojë edhe Florenzi i dëmtuar).

Pasoja të menjëhershme për dy sulmuesit, por pasoja edhe për të ardhmen, në vecanti për sa i përket merkatos. Vendimi i Ranieri për ta ulur në pankinë pas pjesës së parë, është kapërcyer keq nga Faraone, që është larguar nga stadium i tërbuar me teknikun e i zhgënjyer nga pabarazia e trajtimit me Dzeko (që luajti rregullisht pjesën e dytë) dhe se nuk u ndje i mbrojtur nga shoqëria. Me kontratën që përfundon në 2020, tani El Shaarawy ka marrë kohë për të rinovuar dhe kërkon rritje të pagës: aktualisht fiton 2,5 milionë plus bonus.

Diskutim ndryshe për Dzeko, që të dielën festoi 33 vjetorin në Sarajevë (videot e festës nervozuan klubin) e ka një pagesë shumë të rëndë për arkat e klubit: 6 milionë euro përfshirë bonus. Qëllimi i verdhekuqve, që nuk janë të kënaqur nga rendimenti i boshnjakut në këtë sezon (vetëm 7 gola në Serie A), është ai i largimit të tij. Për të, në javët e fundit, është i interesuar Inter, që në qershor mund të përgatitet të ndahet nga Icardi dhe ti ofrojë tre vjet kontratë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *